KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pesë ish-policë shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pesë ish-policë shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Pesë ish-policë shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli

Përditësimi i fundit: 7 Prill, 2025 2:30 pm
192 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqiptarët sundojnë tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paund në vit me dorë të hekurt dhe shfaqin pa turp pasuritë e fituara nga krimi. Tani gangsterët shqiptarë po rekrutojnë edhe ish-policë të korruptuar nga vendi i tyre për t’i bashkuar në rrjetet e tyre kriminale.

Shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit, pasi kanë formuar aleanca me kartelet e drogës nga Amerika Latine.

Dhe ish-efektivë nga Shqipëria janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli për shkak të njohurive të tyre të brendshme mbi mënyrat sesi policia punon për të kapur trafikantët e mëdhenj.

Evrin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, i tha The Sun se ish-policët veprojnë si “këshilltarë” të bandave. Ai tha: “Ka raste ku ish-efektivët janë përjashtuar nga puna për sjellje abuzive, korrupsion apo lidhje me grupe kriminale.

Ata kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me botën e krimit për të gjetur mundësi të reja dhe janë bërë pjesë kyçe e bandave. Disa grupe besojnë se njohuritë e tyre për taktikat e policisë do t’i ndihmojnë të shmangin kapjen nga policia britanike.

Nga disa përgjime të agjencive ligjzbatuese shqiptare kuptohet se ata janë bërë instruktorët dhe këshilltarët më të rëndësishëm të kriminelëve.”

Në dhjetor të kaluar, ish-polici shqiptar Igli Ajazi u kap me anëtarë të një grupi të madh kriminal ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar me vizë për të studiuar kriminologji në Universitetin Roehampton në Londër.

Ajazi, që kishte punuar si polic në Shqipëri nga 2019 deri në 2022, u tha policëve që e arrestuan se ishte në një “pushim nga karriera”.

Ai u kap kur policia në Swansea ndaloi një makinë të lidhur me një klan shqiptar droge me bazë në Londër.

Telefoni i 28-vjeçarit zbuloi mesazhe për një operacion të madh kultivimi kanabisi në kryeqytet si dhe video të tmerrshme të abuzimit me fëmijë, që ai pretendoi se ishin të lidhura me punën e tij të mëparshme.

Ajazi u dënua me 20 muaj burg me kusht për dy vjet, u dërgua në një kurs rehabilitimi dhe u urdhërua të bëjë 180 orë punë në komunitet.

Ish-polici dhe adhuruesi i futbollit Admir Hidri, 25 vjeç, pagoi shtrenjtë për përfshirjen me gangsterët pasi u hodh nga dritarja e një shtëpie ku kultivohej kanabis dhe theu shtyllën kurrizore. Hidri, nga Failsworth në Manchester, i tha gjykatës se ishte futur në krim pasi kishte marrë borxh nga një figurë e botës së errët për të financuar kurimin e nënës së tij të sëmurë në Shqipëri.

Ai tha se ishte detyruar të shlyente borxhin duke udhëtuar në Britani për të ruajtur një shtëpi në Failsworth, ku u gjetën bimë kanabisi me vlerë 70 mijë paund, shkruan TCH. Hidri u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg, pavarësisht pretendimeve të tij se kishte frikë për jetën dhe kishte thyer dy rruaza kurrizore kur u hodh nga dritarja gjatë bastisjes së policisë.

Një tjetër ish-polic tentoi të qëndrojë në Britani pas një dënimi me tre vjet për qëllim shpërndarjeje të kokainës. Klisman Sykaj apeloi kundër deportimit në Shqipëri në vitin 2022, pasi ishte futur ilegalisht në MB 11 vite më parë, ishte dëbuar, por ishte kthyer sërish në 2018.

Ai u kap në flagrancë kur policia britanike bastisi banesën e tij në Nottingham në 2015 dhe gjeti kokainë të fshehur në sobë. Sykaj pretendoi se kishte punuar për Interpolin, por më vonë e pranoi të vërtetën. Pas dëbimit dhe vuajtjes së dënimit, ai punoi si polic në Shqipëri, ku me ironi, transportonte të burgosur.

U kthye sërish në Britani dhe u kap me dokumente të falsifikuara italiane. Ai kërkoi të qëndronte, duke pretenduar se ishte ndjekur nga gangsterët, por kërkesa iu refuzua.

Në prill të vitit të kaluar, Igli Duka, 24 vjeç, u dënua me dy vjet burg për kultivimin e qindra bimëve të kanabisit në një njësi industriale në West Lothian. Ai pretendoi se një gangster i njohur, të cilin e kishte arrestuar më parë në vendin e tij, e kishte shantazhuar për të punuar si “kopshtar” në fermën e drogës.

Një i pestë, ish-polic, punonte në fshehtësi për të infiltruar mafian shqiptare, por pretendon se u përfshi në shpërndarje droge pasi identiteti i tij u zbulua. Maurisio Malaj, 30 vjeç, u dënua me dy vjet burg me kusht, pasi u kap duke shitur kokainë bosëve të krimit në Londër.

Në vitin 2021, avokati i tij tha se ai u largua nga Shqipëria për në MB pasi njerëz të fortë të krimit i dogjën makinën babait të tij. Tani bandat shqiptare të drogës janë bërë sinonim me videot ekstravagante në rrjetet sociale, ku shfaqen me bizhuteri, para dhe makina luksoze. Më famëkeqi është grupi Hellbanianz, me bazë në zonën Gascoigne në Barking, Londër.

Ata përfitojnë nga kërkesa e madhe për kokainë, me rreth 2.5 milionë përdorues në Britani, duke e bërë këtë vendin më problematik në Europë për konsum kokainë, dhe të dytin në botë pas SHBA.

 

Marrë nga The Sun

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali me salmonelën, shkarkohet drejtori i AKU Tiranë
Artikulli tjetër Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri me kulla

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.