KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri me kulla
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri me kulla
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri me kulla

Përditësimi i fundit: 7 Prill, 2025 2:33 pm
1.2k Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një bashkim kompanish i përbërë nga OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k është shpallur fituese e konkursit për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi”.

Tre të parat janë kompani hollandeze. OMA dhe Lola Landscape janë studio arkitekturore që kanë bërë projektin. RHDHV njihet ndryshe si Royal Haskoning, një kompani hollandeze e konsulencës inxhinierike, e cila po menaxhon tenderin e portit të ri në Porto Romano.

Ndërkohë dy kompanitë e fundit janë kompani shqiptare ndërtimi, që me gjasa do të jenë dhe zbatueset e projektit.

Në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ishin 5 skuadrat finaliste, ku OMA u zgjodh fituese.

Skuadrat finaliste prezantuan konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s.

Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, në fillim të këtij viti.

Ndërtuesit

Por kush janë kompanitë që do të ndërtojnë stadiumin e ri Selman Stermasi bashkë me paketën e kullave ngjitur me të. Albanian Investment Construction është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004, ndërkohë që në vitin 2023 realizoi një xhiro prej 3.8 milionë eurosh.

Aksionet e saj zotërohen nga tre ortakë. Alban Peza zotëron 75.52 për qind të aksioneve, Arben Peza ka 6.16 për qind, ndërsa Vilson Ahmeti zotëron 18.32 për qind të kuotave. Ky i fundit ka mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1991-1992, pas rënies së sistemit komunist.

Kompania e dytë ndërtuese, Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k zotërohet në masën 100 për qind nga Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë. Kjo kompani është themeluar në vitin 2007 dhe për vitin 2023 realizoi një xhiro prej gati 3 milionë eurosh.

Projekti

Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti. Kompanitë private do të ndërtojnë stadiumin e ri me paratë e tyre sipas modelit të Arenës Kombëtare dhe në këmbim do të kenë të drejtën e ambienteve dhe tokësh përreth, ku do të ngrenë disa kulla.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende.

“Selman Stërmasi”, i njohur ndryshe edhe si ish-stadiumi “Dinamo”, ndodhet në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, “Komuna e Parisit”, dhe investimi në të do të sjellë edhe një rikualifikim të zonës rreth tij për përdorim publik dhe privat.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pesë ish-policë shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli
Artikulli tjetër Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.