Gjykata e Poisaçme ka vendosur shtyrjen e seancë ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen “Gërdeci”. Shkaku i shtyrjes së seancës ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar.
Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.
Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve.
“Gjykata çmon se për shkak se akti i ekspertimit është voluminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë si dhe kohen e gjatë që ka kaluar që ne 2008, u lë kohën ekspertëve që të konsultohen për shënimet dhe dokumentet e tjera. Gjykata vendosi që të procedojë me depozitimin e pyetjeve me shkrim nga palët dhe pastaj me paraqitjen e tyre po me shkrim pas konduktimit, ne kushtet kur kemi të bëjmë me grup ekspertësh, pasi përgjigja kërkon një konsultim të përbashkët me grupin e ekspertëve. Sa më sipër, gjykata vendosi qe të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. Ftohen palët të paraqesin pyetjet me shkrim”, thuhet në vendimin e gjykatës.