KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Testi i votës muslimane më 11 maj: është apo jo faktor?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Testi i votës muslimane më 11 maj: është apo jo faktor?
AktualeAnalizeOpinionPolitikeSociale

Testi i votës muslimane më 11 maj: është apo jo faktor?

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2025 11:14 am
176 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bashkësia muslimane shqiptare është nën shok prej disa qëndrimeve të fundit të kryeministrit Ramë, siç një vizite të tij në Izraeli dhe mbështetjes së pakushtëzuar të shtetit sionist ndaj asaj që po ndodh në Gaza, pra në injorim të plotë të sentimenteve të muslimanëve shqiptarë ndaj gjëmës së atjeshme mbi një popull musliman, si dhe prej disa deklarimeve kontraverse në tubimin hapës të fushatës, me shpalljen e Skënderbeut si profet shqiptar me kinse referencë kuranore, si dhe shpalljen e ikjes së gjithmonshme nga Azia(lexuar si nga Turqia) për t’u pozicionuar përgjithnjë në Europë.

Duhet kujtuar Rama është parë gjithnjë vëngër nga muslimanët, te i cili këta të fundit nuk kanë gjetur dot një aspekt përbashkues në pikëpamje besimi, kulture, prejardhjeje apo ideologjie. Por nga ana tjetër, hiq një gjest ende të pashpjegushëm nga vetë Rama mbi një ecje të tij më këpucë mbi një rrogoz faljeje te Et’hem Beu, në kohën e të qënit kryetar Bashkie, në qeverisjen e tij muslimanët e kanë gjetur veten në gati çdo nivel të administratës shtetërore, si dhe të mikluar nga qëndrime në dukje dashamirëse të tij karshi tyre, edhe duke zgjedhur t’u përçojë mesazhin se ka lexuar mbi besimin e tyre dhe se përfiton shumë prej tij. Dhe për hir të së vërtetës, nën qeverisjen tij muslimanët në Shqipëri nuk kanë përjetuar kokëçarjet e dikurshme, si fjala vjen pengesa në shkolla e shamimbajtëseve(mësuese ose nxënëse) apo punësimi i tyre në administratë.

I është mbivendosur këtij realiteti dhe raporti i ngushtë i Ramës me Erdoganin, për momentin një lider i botës islame, duke bërë që të ketë një vajisje të votës tradicionalisht të refuzuar muslimane për Ramën, duke bërë që të shkojë konsiderueshëm për të pikërisht nga arsyet e mësipërme. Por në pak muaj duket se gjithçka është kthyer përmbys. Edhe pse në këto zgjedhje Rama po mban në krah një kandidate me shami e ka një kandidat ish-Myfti, mbi të po prevalon një zhgënjim që pritet të përkthehet në votë të fortë kundër, e cila jo domdosdoshmërisht shkon te Berisha. Kjo për arsye se dhe një veneracion musliman i dikurshëm ndaj kreut të PD-së, krejt irracional, pasi kurrë ky i fundit nuk ka shfaqur ndonjë kujdes apo mirëtrajtim për ta, tashmë është zhbërë.

Por duke qëndruar te PS-së, ky është rasti që tregohet se sa impaktive do ishte një “jo” muslimane për Ramën, paçka nëse vota shkon tjetërkund apo është thjesht abstenim. Nuk është fjala që të përmbysë rezultate, por që rezultateve në sondazhe t’u sjellë surpriza.

Në bashkësinë islame ekziston një vetëperceptim i të qënit faktor i fortë vote, duke iu referuar xhamive plot e një Sheshi Skënderbej që të lë pa frymë nga masa njerëzore në dy Bajrame. Por kjo duhet provuar më 11 maj. Rama vetë e ka injoruar si faktor, edhe pse në krah mban një shamimbajtëse muslimane si kandidate për deputete, me mesazhin e një përfilljeje gjithsesi të votës muslimane, në tentativë për të ruajtur një ekuilibër. Dhe i takon votuesit muslimanë të vendosë se ç’anë do mbajë karshi një sjellje me dy fytyra të kryeministrit. Dhe ky është një test sa moral aq dhe aritmetik. Provë e ngjizjes së të dyjave do jetë 11 maji.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kundërshtarët e Lukashenkos marrin pasaporta Shqiptare
Artikulli tjetër 70-75% e qytetarëve, të shqetësuar për besueshmërinë e premtimeve në fushatë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.