KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçeviç: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Vuçeviç: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”
OpinionPolitikeRajoni

Vuçeviç: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 6:56 am
186 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cilësoi si “fantazmagori” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbia po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Kurti, në një intervistë për rrjetin CNN të martën, kërkoi nga Perëndimi që t’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar ato baza.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçeviç tha se bazat e Ushtrisë së Serbisë janë të vendosura prej kohësh në “vijën administrative” – siç i referohet Serbia kufirit me Kosovën – dhe se me vendosjen e këtyre postblloqeve, Serbia nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Fakti që Kurti, për të satën herë, tenton të krijojë një dramë mediatike, se gjoja e ashtuquajtura Kosovë është e kërcënuar, nuk është gjë tjetër veçse edhe një mjegull për sponsorët e tij perëndimorë”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se në Kosovë është i rrezikuar “vetëm populli serb”, të cilit “Kurti ia mohon të drejtat elementare të njeriut”.

“Të vetmit që kërcënohen në ‘Kosovë dhe Metohi’ janë serbët, dhe kjo për shkak të dhunës së vazhdueshme, provokimeve, veprimeve destruktive dhe thurjeve mediatike të bëra nga vetë Kurti”, tha Vuçeviç, pa përmendur ndonjë provë që do t’i mbështese këto pretendime.

Një ditë më herët, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia mund ta përsërisë “agresionin terrorist” në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, edhe pse ajo e mohoi. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, tha se është vetë përgjegjës. Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Kurti ka kërkuar dorëzimin e tij si kusht për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk e ka pranuar këtë kusht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shkodër/ Shpërthim me tritol, në banesën e policit të kriminalistikës

Egnatia ndal Midtjyllandin, rrogozhinasit marrin një pikë të merituar në Elbasan

Milan shpërthen në Europa League, ‘poker’ ndaj Salzburgut!

PD krijon grup avokatësh për protestuesit e shoqëruar apo arrestuar

Të lënduarit gjatë protestës në Tiranë, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Katër protestues nën kujdes mjekësor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Finalja e madhe e Euro 2024, mes Spanjës dhe Anglisë
Artikulli tjetër BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit, në Srebrenicë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria duhet të kuptojë pa humbur kohë se, sot kërkohet zgjidhje politike madhore
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Trump shkarkon Paolo Zampollin nga Departamenti i Shtetit
Bota Fokus Politike Zhvillim 16 Tetor, 2026
Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.