KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Giro d’Italia 2025 në Shqipëri për fushatë, sport apo promovim?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Giro d’Italia 2025 në Shqipëri për fushatë, sport apo promovim?!
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeSporti

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri për fushatë, sport apo promovim?!

Përditësimi i fundit: 21 Prill, 2025 2:24 pm
199 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Tre etapa të edicionit 108-të të “Giro d’Italia 2025” do të mbahen në Shqipëri, duke filluar nga Durrësi, Tirana dhe më pas Vlora. Por, datat në të cilat do të mbahen përkojnë me përmbylljen e fushatës elektorale, ditën e “heshtjes” dhe në fund, në ditën e zgjedhjeve.

Tre datat tashmë të konfirmuara kanë ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithë ato para’ të shpenzuara nga qeveria do të jenë për zgjedhjet e 11 majit. Deri më tani qeveria ka akorduar 7 milionë euro për të marrë këto 3 etapa të garës çiklistike të dytë më të ndjekur në Europë (pas Tour de France).

Por, pyetja që kanë ngritur të gjithë është se; bëhet fjalë për fushatë-propagandë, sport apo promovim turizmi? A ia ka vlejtur shpenzimi prej 7 milionë eurosh për këto 3 ditë?

Në muajin mars 2025, qeveria shqiptare miratoi një vendim për organizimin e xhiros çiklistike të Italisë, 3 etapa të së cilës do të mbahen në Shqipëri.

Në vendim thuhet se ky është “një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’, në Republikën e Shqipërisë.

“Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin ‘shpenzime korrente’, në artikullin 605 ‘transferta me jashtë’, të programit buxhetor ‘zhvillimi i sportit’, i shtohet fondi prej 400.000.000 lekësh, për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’. Fondi përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025, dhe përdoret për kryerjen e pagesës së këstit të dytë, sipas përcaktimeve në kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve, për vitin 2025” thuhet në VKM.

Më disa takime të mëvonshme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Shqipëria është një Itali e vogël ndërkohë që tani, me këtë nisje të madhe, jemi vërtetë një Itali në anën tjetër të detit e cila mikpret një ngjarje që nuk është vetëm sportive, por një ngjarje e madhe popullore ku të gjithë përfshihen dhe ku për ne është hera e parë fare, shpresoj jo e fundit”.

Por, a dolën plot 7 milionë euro të akorduara nga qeveria?! Sipas dokumenteve që ka analizuar VoxNews, jo! Disa ditë më parë, Bashkia e Rrogozhinës ka hapur një tender me objekt “Promovim në kuadër të Giro d’Italia”. Tenderi do të bëhet në datën 22 prill, teksa janë kërkuar disa mallra.

Janë kërkuar 120 copë kapele me logo, 120 bluza me logo, 120 flamuj të vegjël dore, 4 copë banera promovues me logo apo edhe 10 bojë plastike me ngjyra. Nga sa lexohet në dokumente, Bashkia e Rrogozhinës por jo e vetmja, janë udhëzuar që të bëjnë aktivitete për këtë event sportiv.

Mësohet se, një nga tre etapat që do të zhvillohet do të kalojë edhe pjesërisht në territorin e Rrogozhinës, teksa bashkia e këtij qyteti është urdhëruar që të bëjë edhe tendera promovimi. Tenderi është firmosur nga kryetari Edison Memolla, i cili ka “harruar” problemet me SPAK-un dhe tashmë merret me promovime gjatë fushatës elektorale.

Në faqen zyrtare në internet të “Giro d’Italia” është konfirmuar se 3 etapat e para do të mbahen në Shqipëri. Edicioni i 108-të do të hapet në vendin tonë, ku çiklistë nga e gjithë bota do të garojnë për të fituar një nga 3 evenimentet kryesore të çiklizmit në mbarë botën.

Në datën 9 maj do të jetë etapa e parë, e cila do të fillojë në Durrës, më pas në Rrogozhinë, do të kthehet për në Elbasan, do të përshkohet rruga e vjetër. Por, çiklistët do të kalojnë 2 herë në Surrel, afër shtepisë së kryeministrit, dhe më pas etapa do të finalizohet në Tiranë. I gjithë ky itinerat është 160 kilometra i gjatë.

Ndërkohë, etapa e dytë, më 10 maj, do të jetë kronometër me gjatësi 13 kilometra dhe do të mbahet e gjithë në Tirana.

Etapa e tretë është në datën 11 maj, ditën e zgjedheve. Fillon në Vlorë, përshkon rrugën e Lumit të Vlorës, Gjormë, në afërsi të Kuçit, shkon në Qeparo, Himarë dhe ngjitet në rrugën e vjetër në Llogara. Më pas i drejtohet qytetit të Vlorës ku dhe është mbyllja e etapës dhe të të gjithë garës në Shqipëri, për t’u zhvendosur më pas në Itali.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës
Artikulli tjetër Kush mund ta pasojë Papa Françeskun? Nëntë kandidatë të mundshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Prill, 2026
Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.