KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpallet “Paketa e Maleve”, po ku firuan “100 fshatrat”?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpallet “Paketa e Maleve”, po ku firuan “100 fshatrat”?!
AktualeKryesoreOpinionSociale

Shpallet “Paketa e Maleve”, po ku firuan “100 fshatrat”?!

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2025 11:57 am
242 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

E mbizotëruar nga batutat, narrativa elektorale e kryeministrit Rama ngjan si taktikë e një ikjeje prej bilancit që ai lipset t’i bëjë qeverisjes së tij 12-vjeçare, ku dhe kredoja e një “Shqipërie në Europë” apo shqiptarëve me pasaportë europiane është një fabulë politike e sforcuar për të kamufluar thelbin e dështuar të një një qeverisjeje, e cila krahasimisht me qeverisjet e kaluara, është estetikisht me lart por substancialisht më poshtë. Mjaft të kthesh kokën e kujtesës nga e kaluara sa e largët aq dhe e afërt, ajo e qeverisjeve Nano e Berisha, për të sjellë ndërmend një Shqipëri krejt tjetër nga e sotmja, por jo krejt për keq. Më e pakta, ishte një Shqipëri hem me jetë e hem me shpresë, mes shumë problematikave ekonomike e sociale. Sot, më shumë se gjysma e Shqipërisë nuk ka më jetë, prej një shpopullimi të frikshëm, si dhe kryefjalë prej vitesh është dhe fashitja e shpresës deri në shuarje.

Për të sjellë një provë ilustruese të dështimit të qeverisjes, të një aspekti që me hovin që nisi sot duhej të ishte krenari e saj, është projekti i “100 fshatrave”. Ide gjeniale, por sot është ndër dështimet më spektakolare të Ramës. Sot ai nuk sjell qoftë dhe një fshat të vetëm nga 100 sosh ku ky projekt shkëlqeu. Duhej ta bënte këtë teksa shpalli së fundi “Paketën e Maleve”, por jo, asnjë fjalë.

Projekti “100 fshatrat” do startonte në 2014-ën, si një formë e riekonomizimit të jetës rurale në Shqipëri. Fshati i parë ku u investua ishte Nivica në Kurvelesh. Qeveria shtroi rrugën, lidhi me asfalt me malin me detin. U hapën disa bujtina. Por fshati është në asfiksi, pa asnjë kthesë ne fat, drejt shuarjes, pa asnjë të ri e zë fëmije.

Auron Tare, njëri ndër ideatorët e projektit, i cili kalon gjysmën e vitit aty në trojet e të parëve, sheh dëshpërueshëm këtë dështim.

Sipas tij, nuk ishte pse qeveria të zgjerohej në njëqind fshatra, do mjaftonin dhjetë. Dhe ato të dhjetë të kishin si model reference Zagorinë greke. Por dhe kur është fjala për Ramën, fraza pezmatuese shqiptare “kujt t’ja thuash” gjen po aq vend sa te të tjerë të pushtetshëm të pagdhendur që kanë qeverisur këtë vend.

Si provë dështimi, Tare tregon se asnjë nga godinat e rikonstruktuara të qendrës së fshatit, me moshë mbi 100-vjeçare, nuk u rivendos në funksion. Gërmadhë ishin e në gërmadha po rikatandisen, ku shenjë e parë janë xhamat e thyer të tyre. Ndërsa ato pak bujtina që janë hapur, në kuzhinën e tyre nuk haset pothuajse asnjë prodhim zone. Për zyrë të informimit turistik të zonës as që bëhet fjalë. Ajo çfarë mbetet është thjesht fasada, edhe ajo me shumë defiçenca, pasi në një zonë historikisht me profil blegtoral nuk dëgjohen as blegërima delesh e qengjash, as pëllitje lopësh e as fyej çobenjsh. Ka vetëm cicërima të trishtuara zogjsh, si lajmërues pranvere. Vetëm kaq.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Indianët “pronarë” të Londrës, zotërojnë më shumë prona, sesa vetë anglezët
Artikulli tjetër Gjiganti farmaceutik investim 50 miliardë dollarësh, në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.