KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti malazez miraton marrëveshjet me Emiratet, mes kritikash
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Parlamenti malazez miraton marrëveshjet me Emiratet, mes kritikash
AktualeAnalizeEkonomiPolitikeRajoni

Parlamenti malazez miraton marrëveshjet me Emiratet, mes kritikash

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 8:12 am
192 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Miratimi, me kërkesë të Qeverisë së kryeministrit Milojko Spajiç, ishte i domosdoshëm që marrëveshjet – të cilat Spajiç i nënshkroi më 28 mars me zyrtarët e Emirateve – të hynin në fuqi.

Marrëveshjet e kundërshtuan nga deputetët shqiptarë.

Por, ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – Lëvizja Evropa Tani e Spajiqit, Demokracia e Re Serbe e kryetarit të parlamentit Andrija Mandiç, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

Debati, gjatë të cilit u hodhën poshtë të gjitha amendamentet e deputetëve, zgjati mbi 12 orë dhe përfundoi një orë pas mesnatës, më 23 prill.

Nga 81 deputetë, Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik e mbështetën 50, ndërsa atë për bashkëpunim në turizëm dhe pasuri të paluajtshme e mbështetën 46 deputetë. Dhjetë ishin kundër të dyja marrëveshjeve, ndërsa një pjesë e opozitës e braktisi sallën para votimit.

Një pjesë e aktivistëve dhe sektorit joqeveritar konsideron se me miratimin e këtyre  Marrëveshjeve është “pezulluar” Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi.

Në fakt, marrëveshjet ndërmjet shtetesh që u miratuan kanë përparësi ndaj legjislacionit vendas në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje.

Ato nuk parashikojnë respektimin e dispozitave vendore për prokurime publike dhe tenderë, megjithëse Kushtetuta përcakton treg të lirë dhe ndalon shtrembërimin e konkurrencës dhe nxitjen e monopoleve.

Edhe pse në marrëveshje nuk specifikohet vendndodhja e investimeve, Qeveria ka njoftuar më herët se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në Plazhin e Madh të Ulqinit, ndaj të cilave ka kundërshtime të ashpra nga komuniteti lokal, ekologët dhe opozita.

Bëhet fjalë për një qira 99-vjeçare të një pjese të Plazhit të Madh, që së bashku me hapësirën përreth përfshin rreth 20 milionë metra katrorë, ku do të ndërtoheshin objekte turistike dhe banimi, ka bërë të ditur disa herë kryeministri Spajiç.

Në fillim të prillit, ai deklaroi në Kuvend se Alabbar është i gatshëm t’i investojë rreth 35 miliardë euro. Më vonë, ai e relativizoi këtë deklaratë duke thënë se bëhet fjalë për potencialin e tërheqjes së investimeve në atë shumë.

Marrëveshja e detyron Qeverinë në Podgoricë të përgatisë dokumentacionin planifikues në përputhje me dëshirat e investitorëve arabë, të ndërtojë infrastrukturën për projektet dhe të marrë përsipër kostot e eksproprijimit.

Nuk ka ndonjë vlerësim të qartë se sa do t’i kushtojë kjo Malit të Zi.

Alabbar ka qenë i përfshirë edhe në ndërtimin e projektit “Beogradi në ujë”.

Deputetët shqiptarë kundër

Përveç Kuvendit Komunal të Ulqinit, të gjithë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nga ky qytet kanë qenë kundër kësaj marrëveshjeje.

Para debatit, kryetari i komunës, Genc Nimanbegu, tha se deputetët që do të mbështesin ligjet e propozuara “do të bëhen armiq të Ulqinit”.

“Njëzet milionë metra katrorë të Plazhit të Madh të Ulqinit po jepen me qira për 99 vjet. Si i shkoi dikujt në mendje ta bëjë këtë pa diskutim publik, pa përfshirjen e pushtetit lokal dhe publikut profesional?”, tha Nimanbegu.

Deputeti Mehmet Zenka, gjatë debatit për marrëveshjen, deklaroi se “në 100 vitet e fundit, nuk ka ndodhur një fatkeqësi më e madhe për Ulqinin”.

Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviç, tha se me këtë marrëveshje po mundësohet shitja e Malit të Zi dhe po cenohet Kushtetuta, pasi “po planifikohet konfiskimi i pronës së qytetarëve pa ndonjë arsyetim se ku qëndron interesi publik”.

“Si mund të jenë interes publik apartamentet për shitje dhe hotel-kondot?”, pyeti Abazoviç, duke iu referuar dispozitës që e cilëson projektin si interes publik.

Më 17 prill, ai njoftoi se URA ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Spajiqit dhe personave të panjohur për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes.

Deputeti i Aleancës Shqiptare, Ilir Çapuni, i mbështetur nga partitë e tjera shqiptare, deklaroi se marrëveshja cenon të drejtat e pakicave, duke u mbështetur në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave.

Në emër të Qeverisë, si propozues, u përgjigj ministrja e Administratës Publike, Majda Adxheviç, e cila tha se kërkesa është e pabazë, pasi në marrëveshje nuk përmendet asnjë qytet apo komunë.

Edhe opozita dhe presidenti i shtetit kundër

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ka paraqitur disa arsye pse është kundër kësaj marrëveshjeje.

“Arsyet kryesore kanë të bëjnë me: procedurat jotransparente, mungesën e komunikimit të mjaftueshëm me publikun dhe përmbajtjen e vetë marrëveshjes”, tha deputeti i DPS-it, Nikolla Rakoçeviç.

Kolegu i tij i partisë, Ivan Vukoviç, deklaroi se në mënyrë figurative, kemi të bëjmë me një “tentativë për grabitjen e Malit të Zi”.

“Qeveria, e mbështetur nga shumica, synon të dhurojë tokë në vlerë prej 20 miliardë eurosh, të përgatisë dokumentacionin planifikues, të pastrojë juridikisht pronën në emër të interesit publik, të sjellë energji elektrike, ujë, kanalizim… gjë që do të kushtojë qindra miliona euro”, tha ai.

Ai pyeti pse përmendet Alabbar nëse nuk dihet kush është investitori, dhe pse kryeministri përmend Ulqinin nëse nuk dihet vendndodhja konkrete.

“Të gjithë ata që e mbështesin këtë marrëveshje do të japin llogari një ditë”, tha Vukoviq.

DPS e braktisi sallën para votimit për marrëveshjet.

Deputeti i Socialdemokratëve opozitarë, Boris Mugosha, tha se askush nuk është kundër investimeve, por se duhet të respektohet Kushtetuta e Malit të Zi.

“Si edhe legjislacioni kombëtar, interesat e komunitetit lokal dhe detyrimet në rrugën drejt BE-së”, tha ai.

Edhe presidenti i shtetit, Jakov Milatoviç, konsideron se marrëveshja e Qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe është “e paligjshme”, pasi “pezullon” ligjet e Malit të Zi. Ai ka kërkuar nga Komisioni Evropian një opinion mbi përputhshmërinë e saj me standardet juridike evropiane.

Mbështetësit e marrëveshjes

Deputetët e Lëvizjes “Evropa Tani” të Spajiçit morën mbështetjen më të madhe nga partia Demokracia e Re Serbe, presidenti i së cilës është edhe kryetar i Kuvendit, Andrija Mandiç.

Ai deklaroi se për herë të parë në historinë e shtetit “po na paraqitet një investim kaq i madh dhe një mundësi për të rilindur këtë vend”.

Deputeti i partisë së tij, Marko Kovaçeviç, tha se opozitës i pengon fakti që pushteti do të arrijë një marrëveshje të tillë me investitorë të huaj.

Ai shtoi se “kurrë nuk kemi votuar për tradhtinë e vendit dhe nuk do ta bëjmë as tani”.

Deputetja e lëvizjes së Spajiqit, Jelena Nedoviç, deklaroi se në vend që të ndihet “gëzim për një investitor të besueshëm”, Mali i Zi po dëgjon sot histori të ndryshme, manipulime dhe sulme ndaj deputetëve.

Ajo tha se investitori potencial, Mohamed Alabbar, është i besueshëm.

Ajo gjithashtu theksoi se gjithçka është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Debati pa kryeministrin

Siç ishte paralajmëruar më herët, kryeministri Millojko Spajiq nuk mori pjesë në debat, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Në vend të tij, marrëveshjet para deputetëve i prezantoi ministrja e Punëve Publike, Majda Adxheviç.

Ajo vlerësoi se votimi kundër marrëveshjes mund të sjellë vetëm një rezultat – ndërprerje të përhershme të bashkëpunimit me Emiratet në fushën e turizmit.

“Lajmi për refuzimin e ratifikimit të marrëveshjes do të ishte një lloj shuplake diplomatike”, tha Adxheviq.

Sipas saj, investimi nuk do të realizohet në komunat që nuk e dëshirojnë, përfshirë Ulqinin, por Qeveria nuk do të heqë dorë – ajo do të mbështesë komunat që janë të interesuara për investime.

Ministria e Punëve Publike, e cila është bartësja kryesore e projektit të Qeverisë, u formua këtë muaj.

Adxheviq u zgjodh ministre më 14 prill.

Ekologët dhe një pjesë e sektorit joqeveritar kundër

Edhe rrjeti joqeveritar MANS, i cili për dekada ka luftuar kundër korrupsionit – theksoi se marrëveshja e përjashton investitorin nga juridiksioni i gjyqësorit vendor dhe pezullon Kushtetutën dhe ligjet, sidomos në fushën e prokurimeve publike dhe tenderëve.

Ata paralajmëruan për rrezikun e lartë të shpëlarjes së parave, duke qenë se të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në Emirate nuk janë të qasshme publikisht, kështu që Qeveria nuk do të mund të verifikojë se kujt po ia jep pasurinë shtetërore.

Ekologët paralajmëruan gjithashtu se ndërtimet e planifikuara në Plazhin e Madh të Ulqinit do të dëmtonin rëndë mjedisin e Solanës.

Solana është një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefes së Sigurisë amerikane i vjedhin çantën, me gjithë distinktiv
Artikulli tjetër BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt azilkërkuesit, në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.