KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i Amnesty International përmend ligjet që nuk kaloi Kuvendi i Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Raporti i Amnesty International përmend ligjet që nuk kaloi Kuvendi i Kosovës
AktualeFokusRajoniSociale

Raporti i Amnesty International përmend ligjet që nuk kaloi Kuvendi i Kosovës

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2025 11:24 am
253 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International (AI), të publikuar më 29 prill.

“Secila prej këtyre çështjeve përballet me përkeqësim të mëtejshëm në një vit të trazuar si 2025, nëse nuk arrihet një kthesë globale”, tha AI.

Raporti vjetor i Amnesty International – që tregon se sa po respektohen të drejtat e njeriut nëpër botë – përmendi mosmiratimin e Ligjit për fertilizimin e asistuar dhe shëndetin riprodhues (IVF) dhe Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës.

“Qasja në IVF vazhdoi të jetë e qasshme vetëm në klinika private, pas një tjetër tentimi të dështuar në parlament për ta kaluar ligjin për shëndetin riprodhues që do ta mundësonte shërbimin e IVF-it në spitale publike”, thuhet në raportin vjetor të AI.

Aty gjithashtu thuhet se debati në Parlament është ndjekur me “dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes ndaj grave beqare nga disa deputetë”.

Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për deputetët të cilët e kishin kundërshtuar këtë ligj, duke u thirrur në besimin e tyre se kështu e mbrojnë “familjen si institucion” dhe se se IVF-ja duhet të jetë opsion vetëm për çiftet e martuara heteroseksuale. Të njëjtit deputetë – bashkë me disa të tjerë – kanë kundërshtuar edhe kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës – i cili megjithatë nuk është sjellë për miratim në Kuvend që nga viti 2022.

Mospajtimet e deputetëve lidheshin me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Përpos dështimit të kalimit të Kodit Civil, Amnesty International, në raportin vjetor, theksoi se të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gej, biseksual, transgjinorë, ndërgjinorë, etj) “nuk kanë ende qasje në strehimore të specializuara”.

REL-i në të kaluarën ka raportuar edhe për këtë problem, që ndër vite ka detyruar të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin këtij komuniteti të largohen nga Kosova për t’u shtrehuar në Tiranë të Shqipërisë. Në pjesën për Kosovën të këtij raporti përmendet edhe dështimi në tentimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, tentimet për të hetuar dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës, miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave – që megjithatë javën e kaluar u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, dhe marrëveshja me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bankat fshinë 24 mln euro kredi të humbura vitin e kaluar
Artikulli tjetër BBC: Pse fituan liberalët në Kanada dhe humbën konservatorët?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.