KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vietnami nga vendi më i varfër në botë në rajon në lulëzim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vietnami nga vendi më i varfër në botë në rajon në lulëzim
AnalizeBotaTe TjeraZhvillim

Vietnami nga vendi më i varfër në botë në rajon në lulëzim

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 8:48 am
427 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Më 23 janar 1973, Presidenti i SHBA-së, Richard Nixon, iu drejtua bashkëkombësve të tij amerikanë dhe njoftoi fundin e Luftës së Vietnamit. Në fillim, kjo nënkuptonte vetëm tërheqjen e trupave amerikane. Paqja erdhi dy vjet më vonë. Vendi ishte i ndarë dhe i shkatërruar.

Vijuan vite varfërie ekstreme, të cilat vazhduan deri në vitet 1990, sipas historianit Reiner Zitelmann, i cili ka studiuar gjerësisht historinë vietnameze. «Në vitin 1990, Vietnami ishte vendi më i varfër në botë, madje më i varfër se të gjitha vendet afrikane.» Produkti i brendshëm bruto për frymë ishte 98 dollarë. Ishte më pak se në Sierra Leone ose në Somali.

Kompani gjermane edhe në Vietnam

Ndërsa 35 vjet më parë të ardhurat mesatare vjetore ishin 98 dollarë, sot ato janë rreth 5000 dollarë. Nuk është shumë, por përfaqëson një hap të madh përpara. Ndryshimi filloi në vitin 1986. Situata katastrofike ekonomike e detyroi qeverinë të nisë një politikë hapjeje të quajtur “Doi Noi” (“ripërtëritje”). Kjo u mundësoi kompanive të huaja të hynin në vend.

Edhe kompanive gjermane. Peter Buerstedde punon për GTAI, një organizatë që këshillon kompanitë gjermane që kërkojnë të investojnë në Vietnam. Sipas tij, përparim nuk pati deri shumë vonë: “Fluksi i konsiderueshëm i investimeve të huaja nuk erdhi derisa vendi u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2007, dhe më së fundmi, në vitin 2018, pati një nxitje të madhe nga tarifat ndëshkuese mbi mallrat kineze nën administratën e parë Trump.”

Drejt neutralitetit të klimës

A po përjeton Vietnami tani një rritje të re, ndërsa përfiton përsëri nga konflikti tregtar midis Kinës dhe SHBA-së? Planet janë ambicioze: Vietnami synon të bëhet një komb i industrializuar deri në vitin 2045. Dhe jo vetëm kaq, sipas Buerstedde. Vietnami gjithashtu synon të arrijë neutralitet klimatik deri në vitin 2050, si shumë vende të tjera anembanë botës. Por ka ende shumë rrugë për të bërë për një ekonomi si ajo e Vietnamit, e cila ende mbështetet në qymyr për gjysmën e konsumit të saj të energjisë elektrike.

Vietnami duket se dëshiron t’ia kalojë vetes. Deri në vitin 2050, ai synon gjithashtu të bëhet një nga lojtarët kryesorë në botë në industrinë e gjysëmpërçuesve. Megjithatë, Dietmar Schwank i Dhomës së Tregtisë Austriake në Hanoi ka dyshime: “Më shumë se 40 kompani të huaja gjysmëpërçuesish kanë investuar tashmë në Vietnam, por Vietmani do të ketë nevojë për rreth 50.000 inxhinierë të specializuar për gjysmëpërçues deri në vitin 2030 nëse dëshiron të ruajë ritmin e planifikuar të zhvillimit.”

Vend me paga të ulëta dhe ritme të shpejta rritjeje

Infineon i listuar në bursën DAX, prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në Gjermani, prodhon gjithashtu në Vietnam. Gjermania është e përfaqësuar mirë në Vietnam dhe ka hapësirë ​​për rritje, sipas ekspertit të GTAI Buerstedde: “Çdo vit shtohen midis pesë dhe dhjetë fabrikave, kështu që zhvillimi është relativisht konstant, por investorët më të mëdhenj janë japonezët, kinezët, tajvanezët, ose koreanët.”

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Netanjahu: Fitorja ndaj Hamasit, “prioritet kryesor”
Artikulli tjetër Starmer pëson humbje në zgjedhjet e para të pjesshme si kryeministër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.