KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë
AnalizeKryesoreKultureOpinionSociale

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 10:01 am
322 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita do të jetë gati për sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut të Durrësit po realizohet me një fond prej 348 milionë lekë të dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e ndërhyrjeve i ka kaluar të tre vitet.

Përmbajtja
Që nga viti 2008, Muzeu i Durrësit, ashtu si dhe Muzetë e Apolonisë, Butrintit kanë kaluar në vartësi të Ministrisë së Kulturës.Në kuadër të restaurimit, ato janë strehuar në një kapanon provizor të ndërtuar prapa Muzeut, të cilit i mungon sipërfaqja e nevojshme për sistemimin e objekteve, dhe po ashtu i mungojnë kushtet për veprimtarinë shkencore të arkeologëve.Kjo nuk është hera e parë që arkeologët kërkojnë një zgjidhje për strehimin e fondit arkeologjik.Te marra së bashku Fondi Themeltar (rreth 17000 objekte) dhe Fondi Studimor (mijëra të tjerë), përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme, e zbuluar dhe ruajtur ndër dekada nga arkeologët e Durrësit dhe Instituti i Arkeologjisë.Procesi i ndërtimit të godinës së re u finalizua pjesërisht ne vitin 2003 me përurimin e ekspozitës muzeale vetëm ne katin e parë të godinës. Ndërsa katet e dytë dhe të tretë të godinës aktuale të Muzeut Arkeologjik u përdoren si hapësira funksionale, depozitimi dhe ruajtje për fondet arkeologjike.Rezistenca e arkeologëve te Durrësit, për të mos lejuar groposjen e pasurisë arkeologjike, së paku detyroi ndërtimin e një kapanoni, vetëm 140 m2. Por kjo ndërtesë ishte shumë e vogël për të strehuar të gjithë objektet e fondit.
Vonesat kanë krijuar vështirësi edhe për punën e punonjësve të Institutit të Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave.

Që nga viti 2008, Muzeu i Durrësit, ashtu si dhe Muzetë e Apolonisë, Butrintit kanë kaluar në vartësi të Ministrisë së Kulturës.

“Instituti i Arkeologjisë dhe Akademia e Shkencave janë përgjegjës për anën shkencore të këtij Muzeu Arkeologjik,” sqaroi Akademia, ndërsa shtoi se “Ministria e Kulturës i ka kaluar afatet e rikonstruksionit të Muzeut.”

“Kjo ka krijuar vështirësi në punën e arkeologëve të Durrësit dhe të mirëmbajtjes së fondeve arkeologjike të  këtij qyteti”, theksoi Akademia e Shkencave.

Arkeologët janë të pakënaqur me zgjidhjet që janë ofruar për ruajtjen dhe studimin e rreth 17 mijë objekteve, që përbëjnë fondet arkeologjike të Durrësit.

Në kuadër të restaurimit, ato janë strehuar në një kapanon provizor të ndërtuar prapa Muzeut, të cilit i mungon sipërfaqja e nevojshme për sistemimin e objekteve, dhe po ashtu i mungojnë kushtet për veprimtarinë shkencore të arkeologëve.

Sipas arkeologes Brikena Shkodra objektet arkeologjike kanë kushte specifike sistemimi, ruajtje, restaurimi dhe studimi.

“Mbi cilat kritere ndërtohet një kapanon me përmasa minimale, që në thelb do duhet të sistemojë të paktën 17000 objekte arkeologjike dhe njëkohësisht ambiente pune për arkeologët,” pyeti ajo.

“Cili do të jetë fati i fondeve arkeologjike dhe hapësirave të kërkimit shkencor në Durrës,” shtoi Shkodra.

Kjo nuk është hera e parë që arkeologët kërkojnë një zgjidhje për strehimin e fondit arkeologjik.

“Ne kërkuam mbështetjen e bashkisë së qytetit për tu vendosur në sektorë të caktuar pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve,” kujtoi prof. As dr. Eduard Shehi.

“Përpjekjet tona nuk patën suksese edhe kur propozuam rikthimin e godinës së ish-Muzeut arkeologjik në funksionin e saj të hershëm,” shtoi ai.

Fondet arkeologjike të Durrësit e kanë filluar ekzistencën si pjesë e ish-Muzeut të Natyrës, themeluar nga Vangjel Toçi, i cili mblodhi objektet që më parë ishin pjesë e një muzeu të vogël lokal dhe i pasuroi me gjetje të reja.

Në vijim ato u bënë pjesë e Muzeut Arkeologjik, për të kaluar në vazhdim nën administrimin e ish-Bërthamës Arkeologjike Durrës, pjesë përbërëse e Institutit te Arkeologjisë të Akademisë se Shkencave deri ne vitin 2007. Gjatë kësaj faze, Fondi arkeologjik i Durrësit ka pasur një rritje te konsiderueshme sasiore duke përfaqësuar pasurinë më të madhe arkeologjike të Shqipërisë.

Te marra së bashku Fondi Themeltar (rreth 17000 objekte) dhe Fondi Studimor (mijëra të tjerë), përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme, e zbuluar dhe ruajtur ndër dekada nga arkeologët e Durrësit dhe Instituti i Arkeologjisë.

Rreth viteve ‘80 filloi ndërtimi i godinës së re të Muzeut Arkeologjik të Durrësit (godina aktuale), me idenë e transferimit aty të ekspozitës dhe zyrave te arkeologeve. Ndërsa fondet arkeologjike parashikohej të qëndronin në ambientet e Muzeut të vjetër, i cili ndodhet vetëm 300 metra larg Muzeut të ri. Në vitin 1999 ndërtesa fillestare e Muzeut Arkeologjik iu rikthye pronarëve.

Arkat e objekteve të imta u sistemuan në katin e dytë dhe të tretë të godinës së re, në hapësira të destinuara për ekspozitë. Ndërsa objektet e gurta u vendosën pa kriter depozitimi e ruajtjeje në oborr.

Procesi i ndërtimit të godinës së re u finalizua pjesërisht ne vitin 2003 me përurimin e ekspozitës muzeale vetëm ne katin e parë të godinës. Ndërsa katet e dytë dhe të tretë të godinës aktuale të Muzeut Arkeologjik u përdoren si hapësira funksionale, depozitimi dhe ruajtje për fondet arkeologjike.

Reforma ne sistemin shkencor/arsimor, e vitit 2007/2008, sanksionoi veçimin e fondeve arkeologjike nga Muzeu Arkeologjik. Që prej këtij viti, Muzeu Arkeologjik u bë pjesë e strukturës rajonale të Ministrisë së Kulturës në Durrës, ndërsa fondet arkeologjike i mbetën nën administrimin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë.

Ky transformim administrativ i hapi rrugë aplikimit të projektit të rikonstruksionit dhe rijetëzimit të godinës së Muzeut Arkeologjik, realizimi i te cilit pengohej nga prania e fondeve arkeologjike. Përsëri u kërkua zbrazja e hapësirave të katit të dytë dhe të tretë nga pasuria arkeologjike dhe nxjerrja e tyre jashtë godinës, dhe jo vetëm kaq, por u kërkua me ngulm që një pjesë e fondeve studimore të groposeshin, si të pavlera, sipas ekspertizës së projektuesve te rijetëzimit.

Rezistenca e arkeologëve te Durrësit, për të mos lejuar groposjen e pasurisë arkeologjike, së paku detyroi ndërtimin e një kapanoni, vetëm 140 m2. Por kjo ndërtesë ishte shumë e vogël për të strehuar të gjithë objektet e fondit.

Prof. As. Dr. Brikena Shkodra kujtoi se 10 vjet më parë, falë ndihmës ekonomike të ofruar nga kolegë e institucione bashkëpunuese si Instituti Arkeologjik Gjerman i Romës dhe Universiteti i Lilës, u siguruan dy kontejnerë për sistemimin e një pjese te fondit të mbetur jashtë.

“Që prej 3 vitesh edhe arkeologët punojnë në kontejnerë të skaduar që janë bërë strehë edhe e brejtësve të kanaleve përreth,” theksoi Shkodra.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve
Artikulli tjetër A e reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.