KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Musk publikon analizat: Nuk përdor drogë! Sfidon NYT dhe WSJ
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Musk publikon analizat: Nuk përdor drogë! Sfidon NYT dhe WSJ
AktualeBotaFokusKomentSociale

Musk publikon analizat: Nuk përdor drogë! Sfidon NYT dhe WSJ

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 1:40 pm
249 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Asnjë gjurmë ketamine, kokaine, fentanyli, opioidesh apo kanabinoidesh. Elon Musk ka rezultuar negativ në testin e drogës, duke hedhur poshtë akuzat për përdorim të substancave narkotike. Kreu i kompanive Tesla dhe SpaceX publikoi vetë në rrjetin X (ish-Twitter) rezultatin e analizave të urinës të kryera më 11 qershor në një laborator në Illinois.

Në dokumentin e shpërndarë, të gjitha 24 substancat e kontrolluara rezultonin “negative”. Me këtë lëvizje, Musk synon të përgënjeshtrojë zërat që qarkulluan në media lidhur me një varësi të tij ndaj ketaminës. Për më tepër, u kundërpërgjigj duke sfiduar vetë gazetat që e akuzuan.

“Tani është radha e New York Times dhe Wall Street Journal të bëjnë testin e drogës dhe t’i publikojnë rezultatet”, shkruhej në një postim të bërë nga llogaria “Doge Designer”, pas së cilës dyshohet se qëndron vetë Musk, postim që ai e ndau në profilin e tij.

Akuzat ndaj Musk u publikuan gjatë mbështetjes së tij për Donald Trump në kuadër të fushatës zgjedhore. Mediat si New York Times raportuan se miliarderi ishte shpesh nën efektin e ketaminës dhe substancave të tjera, duke përmendur edhe probleme fizike si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm.

Në artikujt e publikuar pretendohej gjithashtu se Musk konsumonte rregullisht edhe ilaçe të tjerë si Adderall, stimulues që përdoret për trajtimin e çrregullimit të vëmendjes (ADHD) dhe narkolepsisë. Sipas këtyre raportimeve, përdorimi i barnave i kishte dhënë energjinë për të marrë pjesë në disa aktivitete në një ditë dhe për të bërë postime të shumta gjatë natës.

New York Times aludonte gjithashtu se sjelljet e çuditshme të Musk gjatë një konvente republikane në shkurt, përfshirë një fjalim të paqartë dhe daljen në skenë me barkun e zbuluar, ishin pasojë e gjendjes së tij. Por Musk i hodhi poshtë të gjitha këto gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Gjyqtarët që kaluan vettingun janë më të korruptuarit, po kalbin besimin
Artikulli tjetër Irlandë, 800 foshnja gjenden të varrosura në një gropë, nga murgeshat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.