KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BB: Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së, si efekt i të nxehtit ekstrem
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BB: Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së, si efekt i të nxehtit ekstrem
AnalizeEkonomiOpinionSociale

BB: Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së, si efekt i të nxehtit ekstrem

Përditësimi i fundit: 2 Korrik, 2025 12:47 pm
164 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

I nxehti ekstrem që po bëhet i zakonshëm në periudha më të gjata dhe temperatura me ekstreme mund t’i kushtojnë vendeve anekënd globit humbje të konsiderueshme.

Shqipëria vlerësohet se mund të ketë një ulje me 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto si efekt i nxehtësisë që përpos ndikimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë ndikon edhe tek produktiviteti i punonjësve.

Një raport i fundit i Bankës Botërore nën titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” ndalet pikërisht tek humbjet ekonomike që mund të vijnë nga rritja e temperaturave.

“Humbjet ekonomike nga nxehtësia ekstreme mund të arrijnë deri në 2.5 për qind të PBB-së deri në mesin e shekullit në disa pjesë të rajonit. Nxehtësia minon si produktivitetin aktual, ashtu edhe kapitalin njerëzor afatgjatë.

Kur bëhet shumë nxehtë, punëtorët ngadalësojnë ritmin ose ndalojnë krejtësisht punën. Nxehtësia ul performancën fizike dhe njohëse. Makineritë dështojnë, sistemet energjetike pësojnë ngarkesë të tepërt dhe zinxhirët e furnizimit bllokohen.

Vetëm humbjet nga produktiviteti mund të ulin PBB-në deri në 1.3 për qind në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Taxhikistani, me qendrat urbane që preken më rëndë” thuhet në një raport të fundit të Vendet më të goditura Qiproja, Greqia, Bullgaria dhe Turqia mund të përjetojnë humbje të PBB-së nga 2 deri në 6 për qind në dekadat e ardhshme.

Raporti vlerëson se valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshtë dhe më të gjata. Kështu sipas tij ngrohja e përshpejtuar ka çuar në një rritje të dukshme të valëve të nxehtësisë nëpër qytetet e rajonit. Një analizë për këtë studim shqyrtoi të dhënat e rianalizës klimatike së bashku me matjet ditore nga 20 stacione lokale të motit në të gjithë rajonin.

Në çdo rast, matjet treguan një prirje në rritje të shpeshtësisë, intensitetit dhe kohëzgjatjes së valëve të nxehtësisë. “Krahasuar me periudhën 1970–1979, në dekadën më të fundit (2015–2024) ka pasur, mesatarisht, 2.4 ngjarje më shumë të valëve të nxehtësisë në vit (5.8 kundrejt 3.4) dhe 30 ditë shtesë valësh të nxehtësisë në vit (51 kundrejt 21).

Gjithashtu, vala më e gjatë e nxehtësisë në vit tani zgjat mesatarisht nëntë ditë më shumë (16 kundrejt shtatë ditë). Këto prirje janë veçanërisht të theksuara në Evropën Juglindore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Për shembull, Bullgaria, Moldavia dhe Rumania kanë përjetuar secila 40 ditë më shumë valë të nxehtësisë në vit në 2015–2024 krahasuar me 1970–1979. Në Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi, vala më e gjatë e nxehtësisë tani zgjat mesatarisht 15 ditë” thuhet në raport.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prishet kondicioneri i Parlamentit Europian për shkak të temperaturave të larta
Artikulli tjetër Kriza politike në Kosovë, Kurti takohet me presidenten Osmani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.