KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi
AktualeRajoniSocialeTe Tjera

Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi

Përditësimi i fundit: 5 Korrik, 2025 12:29 pm
503 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.

Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.
Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve, tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë.

“Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize. Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” tha Gjenxha Karafazlioglu. “Ka rënë dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvinit, pranë kufirit me Gjeorgjinë, është goditur më shumë. Në Rize jemi mësuar me anomali klimatike… Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik rreth 30-40 vite më parë, por që atëherë nuk ka ndodhur më.”

Pamje të transmetuara nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë në Rize.

Reshjet kanë prekur gjithë rajonin verilindor të vendit, në një shtrirje prej rreth 100 kilometrash.

Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, reshjet e dendura të shiut në provincën e Trabzonit janë shndërruar në dëborë në disa zona, për shkak të një rënieje të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë, në një distancë prej 1.600 kilometrash në perëndim, rajoni turistik i Izmirit përballet ende me zjarre të fuqishme, të nxitura nga thatësira dhe erërat e forta që arrijnë shpejtësinë deri në 85 km/h.

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë fundjavës, duke arritur të paktën 40°C në fillim të javës së ardhshme në bregdetin perëndimor dhe në juglindje të vendit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për banorët e Ankarasë, ku pritet që temperaturat të kalojnë 36°C.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Economist: Cilat qytete po përfitojnë nga lufta?
Artikulli tjetër Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.