KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

Përditësimi i fundit: 5 Korrik, 2025 12:32 pm
210 Shikime
Share
4 Min. Leximi
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
SHARE

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike.

Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi se takime të ngjashme do të pasonin në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër për të diskutuar problematikat me shërbimet që u takojnë bashkive, si zënia e hapësirave publike nga lokalet apo parkimet.
“…është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë,” tha më pas Rama në një lidhje live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në punët e pushtetit lokal vjen pas një fitoreje të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që kontrollon 54 nga 61 bashkitë e vendit.

Për ekspertët e pushtetit vendor, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Ramës në çështjet e pushtetit vendor përbën një cënim të rëndë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Neni 13 i Kushtetutës përcakton se “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore” dhe këto parime shtjellohen e mbrohen dhe në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare i tha BIRN se sjellja e Ramës i shkel kryekëput këto dispozita ligjore dhe i kthen bashkitë në ‘zyra partish’.

“Ndërhyrja e Kryeministrit Rama në shkarkimet në Bashkinë Vlorë përbën një cënim të qartë të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve,” tha Haxhimali.

Sipas tij, edhe pse shqetësimet lidhur me performancën qëndrojnë, mënyra e ndërveprimit për çështje administrative është e gabuar. “Bashkitë nuk janë zyra partish, as të partisë në pushtet, as të atyre në opozitë,” theksoi ai.

Haxhimali sqaron se bazuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore, emërimet dhe shkarkimet në administratën e bashkisë janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të bashkisë dhe se kjo ndërhyrje rrezikon sipas tij ta kthejë pushtetin vendor në një zgjatim politik të qeverisë qendrore.

Edhe Dhurata Çupi, ish- deputete e Partisë Demokratike që bashkëdrejtoi një komision parlamentar të posaçëm për reformën vendore, e sheh me shqetësim ndërhyrjen e kryeministrit në punët e bashkive.

“Shkarkimi i drejtorëve të bashkive apo emërimi i zëvendëskryetarëve të bashkive me urdhër të Kryeministrit, rasti i bashkive Vlorë dhe Tiranë, është një shkelje flagrante e parimeve të decentralizimit dhe autonomisë vendore, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji shqiptar,” tha Çupi për BIRN.

Ajo e akuzon Ramën se në mënyrë të qëllimshme po kërkon të vendosë kontroll total mbi institucionet vendore, kontroll, që sipas saj, “i kthen bashkitë në varësi të Kryeministrit, në vend që të jenë në funksionin për të cilin janë votuar, atë të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Rama nuk po lufton as korrupsionin, as paaftësinë, por po zhbën totalisht ndarjet e pushteteve dhe sjellja e tij tregon interesin për kontroll edhe mbi vendimarrjet e bashkive,” shtoi ajo.

Sipas Çupit, ndërhyrjet politike nga qeveria qendrore në strukturat drejtuese të bashkive janë të ndaluar në mënyrë të qartë në nenet kushtetuese dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Debati në Uashington – Pse financohet shoqëria civile jashtë vendit?

Francë/ Tre kuaj shkaktuan kaos në autostradë

Bie besimi në ekonomi, në muajin prill

Maji muaji i grevave në Itali

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi
Artikulli tjetër Mediat italiane: Si po riinvestojnë paratë e drᴏgës kartelet shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arrestohet turku në Rinas, ishte në kërkim për “puç ushtarak”
Aktuale Analize Fokus Kryesore 4 Maj, 2026
Shkodër/ Në gjyq katër persona për pastrim parash
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në shënjestër
Aktuale Analize Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.