KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin
AktualeAnalizeBotaFokus

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2025 10:55 am
136 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën (06.07.) se do të dërgojë një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvilluar bisedime për armëpushim me Hamasin, por i hodhi poshtë propozimet e Hamasit për ndryshime në projekt-marrëveshjen për armëpushim.

“Ndryshimet që po kërkon të bëjë Hamasi në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Hamasi nuk ka dhënë publikisht detaje lidhur me përgjigjen e tij ndaj propozimit të bërë nga SHBA-të, i cili u përcoll prej ndërmjetësuesve nga Katari dhe Egjipti, por tha të premten se është përgjigjur me një “frymë pozitive”.

Bisedime jo të drejtpërdrejta

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërtërirë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës gati 21 muajore në Gazë. Ai do të presë Netanyahun në Uashington të hënën.

Sipas njoftimeve të medias bisedimet me Hamasin nuk do të jenë të drejtpërdrejta.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mban Hamasi.

Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të peneve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës.

Dhjetëra të vrarë në Rripin e Gazës

Burime nga Rripi i Gazës thonë se prej ofensivës së Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës aty janë vrarë dhjetëra vetë.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njofton se të paktën 50 vetë ishin vrarë prej sulmeve ajrore dhe në incidente të tjera. Shumë viktima pati në radhët e atyre që prisnin në radhë për ushqim.

Autoritetet e Gazës thanë se kishte pasur të paktën 70 të vrarë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Francë/ Tre kuaj shkaktuan kaos në autostradë

Bie besimi në ekonomi, në muajin prill

Maji muaji i grevave në Itali

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit

Arrestohet turku në Rinas, ishte në kërkim për “puç ushtarak”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat italiane: Si po riinvestojnë paratë e drᴏgës kartelet shqiptare
Artikulli tjetër Kërkimet për të zhdukurit në Teksas vazhdojnë, teksa numri i viktimave rritet në 51

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Debati në Uashington – Pse financohet shoqëria civile jashtë vendit?
Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Maj, 2026
Shkodër/ Në gjyq katër persona për pastrim parash
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në shënjestër
Aktuale Analize Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.