KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërkimet për të zhdukurit në Teksas vazhdojnë, teksa numri i viktimave rritet në 51
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kërkimet për të zhdukurit në Teksas vazhdojnë, teksa numri i viktimave rritet në 51
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Kërkimet për të zhdukurit në Teksas vazhdojnë, teksa numri i viktimave rritet në 51

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2025 10:58 am
149 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qindra shpëtimtarë janë angazhuar për t’i kërkuar njerëzit e zhdukur në pjesën qendrore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, pas përmbytjeve të befasishme që shkaktuan vdekjen e 51 njerëzve, përfshirë 15 fëmijë.

Zona më e goditur është qarku Kerr, ku kanë humbur jetën 43 njerëz dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.

“Puna vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa të gjithë të gjenden”, premtoi Larry Leitha, sherifi i qarkut të Kerrit.

Viktima janë konfirmuar edhe në pjesë të tjera të shtetit, përfshirë qarqet Travis dhe Tom Green.

Niveli i ujërave shkatërruese dhe me lëvizje të shpejtë u rrit për rreth 8 metra në lumin Guadalupe brenda vetëm 45 minutave para agimit të së premtes, duke përmbytur shtëpi dhe automjete.

Rreziku nuk ka kaluar ende, pasi reshjet e shiut vazhduan t’i godasin vendbanimet pranë San Antonios të shtunën, dhe paralajmërimet për përmbytje të shpejta mbetën në fuqi.

Shpëtimtarët përdorën helikopterë, varka dhe dronë për të kërkuar viktimat dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në pemë apo në kampe të izoluara nga rrugët e shkatërruara.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, premtoi se autoritetet do të punojnë pa ndërprerje dhe tha se zona të reja po kontrollohen ndërsa uji po tërhiqet. Ai shpalli të dielën si ditë lutjeje për shtetin.

“I bëj thirrje çdo banori të Teksasit të bashkohet me mua për t’u lutur këtë të diel, për jetët e humbura, për ata që ende janë të zhdukur, për rimëkëmbjen e vendbanimeve tona dhe për sigurinë e atyre që janë në vijën e parë”, tha ai në një deklaratë.

Elinor Lester, një vajzë 13 vjeçe, tha se “kampi u shkatërrua plotësisht”.

Ajo ishte një nga qindra pjesëmarrësit në kamp veror që u godit nga përmbytjet.

“Një helikopter u ul dhe filloi të merrte njerëz. Ishte shumë e frikshme”, tregoi ajo.

Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të emergjencave kishin paralajmëruar qysh të enjten se Teksasi perëndimor dhe qendror do të përballej me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, parashikimet “nuk parashikuan sasinë e reshjeve që pamë”, tha W. Nim Kidd, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Teksas, në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin
Artikulli tjetër Arrestohet një efektiv policie në Elbasan, jepte para me fajde dhe kërcënonte biznesmenët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.