KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elon Musk themelon partinë e tij, “America Party”, pak javë pas sherrit me Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Elon Musk themelon partinë e tij, “America Party”, pak javë pas sherrit me Trump
AktualeAnalizeBotaPolitike

Elon Musk themelon partinë e tij, “America Party”, pak javë pas sherrit me Trump

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2025 11:25 am
260 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Elon Musk ka shpallur krijimin e një partie të re politike në Shtetet e Bashkuara, vetëm pak javë pas prishjes së marrëdhënieve me presidentin Donald Trump.

Në një postim në rrjetin e tij social X, Musk njoftoi formimin e America Party, si një alternativë ndaj sistemit dy-partiak në SHBA. Ai tha se kjo parti synon të “kthejë lirinë” tek qytetarët, duke akuzuar të dyja partitë kryesore për korrupsion dhe shpërdorime.

Megjithatë, deri të shtunën, nuk kishte asnjë dokument të publikuar nga Komisioni Federal Zgjedhor që të vërtetonte regjistrimin zyrtar të partisë. Musk, i cili nuk mund të kandidojë për president për shkak se ka lindur jashtë SHBA-së, nuk ka bërë të ditur se kush do ta drejtojë partinë.

Nisma e tij vjen pas një përplasjeje të ashpër publike me Trump, pas së cilës ai dha dorëheqjen nga roli në administratë dhe kritikoi ligjin e ri fiskal të presidentit, i cili rrit borxhin kombëtar me mbi 3 trilion dollarë dhe nuk përfshin mbështetje për energjinë e gjelbër.

Trump u kundërpërgjigj, duke e akuzuar Musk se ka përfituar miliarda nga subvencionet qeveritare dhe se pa to, do të mbyllte bizneset. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të hetojë mbështetjen shtetërore ndaj kompanive të Musk.

Musk ka qenë më parë një mbështetës i madh financiar i Trump, duke shpenzuar rreth 250 milionë dollarë në fushatën e tij dhe madje ka shoqëruar djalin e tij të vogël në takime me ish-presidentin në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, përplasja mes tyre tani duket përfundimtare, dhe Musk po përpiqet të shndërrohet në një figurë të re politike në skenën amerikane – jashtë sistemit tradicional të dy partive.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestohet një efektiv policie në Elbasan, jepte para me fajde dhe kërcënonte biznesmenët
Artikulli tjetër Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.