KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Situata e zjarreve në vend, nga 24 vatra, 6 janë ende aktive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Situata e zjarreve në vend, nga 24 vatra, 6 janë ende aktive
AktualeAnalizeFokusSociale

Situata e zjarreve në vend, nga 24 vatra, 6 janë ende aktive

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2025 11:38 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë aktive 24 vatra zjarri. Sipas njoftimit nga këto 24 vatra vetëm 6 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Delvinës, Selenicës, Vlorës, Tiranës, Vorës, Krujës, Hasit, Matit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Korçës, Poliçanit dhe Gjirokastrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

Në zonën midis fshatit Grazhdan dhe fshatit Malçan situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Vatra po monitorohet në distancë nga 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat është raportuar vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit Vendor të MZSH të bashkisë Vlorë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në fshatin Bulticë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i pafavorshëm e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Sot, forcat operacionale me ndihmën e 40 forcave nga FA do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, ndaj puna për shuarjen vazhdon.

Në fshatin Zgërbonjë zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Sot në mëngjes ka rifilluar operacioni për shuarjen e zjarrit me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë. Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ku si pasojë janë djegur rreth 7 hektarë. Në tre raste në fshatin Marqinet (bashkia Vorë), në rrugën “Perlat Rexhepi” (njësia administrative Nr.5, bashkia Tiranë) dhe në fshatin Bulgarec (bashkia Korçë) – zjarri ka përfshirë dy banesa dhe një ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Debati në Uashington – Pse financohet shoqëria civile jashtë vendit?

Francë/ Tre kuaj shkaktuan kaos në autostradë

Bie besimi në ekonomi, në muajin prill

Maji muaji i grevave në Itali

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria po bashatiset, të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni
Artikulli tjetër Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arrestohet turku në Rinas, ishte në kërkim për “puç ushtarak”
Aktuale Analize Fokus Kryesore 4 Maj, 2026
Shkodër/ Në gjyq katër persona për pastrim parash
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në shënjestër
Aktuale Analize Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.