KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekspertët nga Kosova për dialogun: E zvarrit Serbia, pret administratën e re në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ekspertët nga Kosova për dialogun: E zvarrit Serbia, pret administratën e re në SHBA
FokusOpinionRajoniZhvillim

Ekspertët nga Kosova për dialogun: E zvarrit Serbia, pret administratën e re në SHBA

Përditësimi i fundit: 18 Korrik, 2024 7:05 am
183 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kosova dhe Serbia, sipas udhëzimeve të ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajcak, do të duhet të dërgojnë deri më 18 korrik komentet e tyre mbi planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve.

Nga Qeveria e Kosovës, thonë që kanë përgatitur komentet e tyre dhe do t’i dërgojnë sipas afatit, megjithatë fajësojnë Serbinë për mungesë të vullnetit për zbatim të marrëveshjes.

“Në vazhdimësi, përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, pala jonë ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve. Që marrëveshjet të zbatohen plotësisht, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, thuhet në përgjigjen e ekzekutivit.

Megjithatë, as me komentet e palëve, nuk pritet të ketë hapa konkret në këtë drejtim. Sipas njohësve, Serbia është ajo që do të vazhdojë me zvarritjen e procesit.

“Duke ditur që problemi kryesor është Serbia e cila për dy arsye nuk do të lëvizë fare nga pika A në pikën B. E para, BE-ja nuk e merr seriozisht dhe e dyta, Serbia do të pres administratën e re në SHBA. Që i bie para marsit 2025 nuk do të ketë lëvizje serioze në këtë drejtim”, tha Dritëro Arifi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Po ashtu, krejt çka pritet nga procesi i dialogut janë vetëm takime në nivel të kryenegociatorëve.

“Ajo çka mund të presim në shtator është që Bashkimi Evropian të mundohet ta mirëmbajë dialogun në kushte të një normaliteti vetëm në aspektin teknik”, tha ai.

Takimet e muajit qershor, ai në mes të kryenegociatorëve dhe në nivel të lartë të negociatorëve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciç nuk prodhuan asnjë lëvizje në drejtim të zbatimit. Kjo pasi Kurti nuk pranoi takim me Vuciçin dhe vendosi tre kushte, formalizmin e marrëveshjes bazike të normalizimit, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiç si dhe dorëzimin e Milan Radojiciç, personit përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një zëvendëspresident me mjekër? JD Vance do të ishte i pari që nga viti 1933
Artikulli tjetër Ish-anëtari i UÇK-së arrestohet në Maqedoninë e Veriut, kërkohej nga Serbia,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.