KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PS dhe PD bashkojnë votat, miratojnë projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > PS dhe PD bashkojnë votat, miratojnë projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë
FokusPolitikeZhvillim

PS dhe PD bashkojnë votat, miratojnë projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

Përditësimi i fundit: 18 Korrik, 2024 8:50 pm
127 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

• Sot u zhvillua seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. PS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE, të caktuara për fermerët shqiptarë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi ashpër ku tha se rrëzimi i kërkesës së tyre nuk ishte kompetencë, as e Konferencës së Kryetarëve ,as kryetares së Kuvendit. Ai tha se raporti i OLAF e ka shpallur ministrinë e Bujqësisë “skenë krimi”, pas abuzimeve me fondet për bujqësinë.

• Në rendin e ditës sot ishte dhe diskutimi lidhur me projektdeklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat e tyre dhe deklarata e sjellë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është miratuar me 96 vota pro. Asnjë deputet nuk ka votuar kundër projekt-deklaratës.

• Ndërkohë është zhvilluar interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka renditur disa nga skandalet që kanë ndodhur me arsimin në vend. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Xhixho ka theksuar se nga pedofilat në shkollë në vitin 2021 ne kemi ardhur në vitin 2024 te profesorat e artit që shpërndajnë drogë. Po ashtu Erisa ka kërkuar nga Ministria një analizë se përse kemi rënë në rezultatet e PISA-s. Pas fjalës së Xhixhos, Manastirliu i është përgjigjur asaj duke u shprehur se të gjitha çështjet qe ajo preku janë duke u bërë në rritjen e cilësisë. Ministria Manastirliu shtoi se, ata premtuan se do rrisnin rrogat e mësuesve dhe këtë e bën realitet në këtë mandat. Ajo më tej u shpreh se ata kanë ndërtuar një sistem të ri dhe kjo skemë parashikon shpërblime për mësuesit e kualifikuar dhe mësuesit mjeshtër.

• Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se nga fondet e Bashkimit Evropian për fermerët janë vjedhur 33 milion euro. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehaj ka theksuar se sipas raportit të OLAF, këto para në vend që të shkonin te fermerët, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. • Shehaj ka deklaruar se qeveria vodhi paratë që duhej të shkonin te fermerët dhe se në dijeni të kësaj kanë qenë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Ilir Beqaj. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar se raporti i zyrës së OLAF për abuzimet me fondet e bujqësië ka shkuar në organet e drejtësisë. Duke folur nga Kuvendi, Denaj ka deklaruar se nga IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug dhe janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Po ashtu Denaj, ka theksuar se është miratuar struktura e re për AZHBR, që sipas saj forcon mekanizmat parandalues. Deputeti Agron Shehaj ka nxjerr disa nga emrat që sipas tij kanë abuzuar me fondet e IPARD. Duke folur në interperlancën me Ministren Anila Denaj, Shehaj ka deklaruar se fondet nuk kanë shkuar te fermerët që kanë nevojë, por te ish-deputeti i PS-së, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Taulant Tusha. Shehaj ka theksuar se këta kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për tu mbështetur në prodhimet e tyre.

• Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë sot në Kuvend raportimin e saj për vitin 2023. Ballanca u pyet nga deputetët lidhur me rastin e arrestimit të Fredi Belerit se përse institucioni i saj nuk është prononcuar. Ajo tha se ka patur një raport nga institucioni i saj që i është drejtuar policisë së shtetit dhe prokurorisë. Avokatja e popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend lidhur me ligjin e legalizimeve të Kadastrës ku sipas saj ky i fundit lexohet gabim. Gjithashtu Ballanca foli edhe për rastin e 5 majit, ku tha se është bërë një raport përgjysmues, dhe se vlerëson të bëhen ndryshime në ligj. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në Kuvend theksoi rolin thelbësor të këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke paraqitur raportin për gjendjen e të drejtave për vitin 2023. Ballanca vlerësoi progresin e bërë, por gjithashtu evidentoi sfidat ende të pranishme. Raporti vjetor përfshin analiza të detajuara dhe histori njerëzore, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërave të atyre që kanë përjetuar pengesa në jetën e tyre të përditshme. Avokatja e Popullit kërkoi ndjekjen e rekomandimeve të saj me përgjegjshmëri, duke theksuar nevojën për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Ajo përmendi sfidat e zgjedhjes së një Avokati të ri të Popullit dhe emërimin e komisionerëve të rinj. Institucioni trajtoi gjithsej 7056 raste dhe kërkesa gjatë vitit 2023, duke ofruar këshillime dhe orientime për qytetarët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Republikanët, pas sulmit kundër Trump, veshin e fashuar e kthejnë në trend
Artikulli tjetër Kandidat i PS-së për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo, jep dorëheqjen si Prefekt i Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.