Çmimi Nobel në Mjekësi 2025 iu dha Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre në lidhje me tolerancën imunitare periferike. Çmimi Nobel në Mjekësi, i pari në serinë prej gjashtë çmimesh, u shpall nga një panel në Institutin Karolinska në Stokholm.
“Zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimore dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja, për shembull për kancerin dhe sëmundjet autoimune”, tha komiteti që qëndron pas Çmimit Nobel në një deklaratë të hënën.
Marrë nga Reuters