KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA: Irani pranë prodhimit të një arme bërthamore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA: Irani pranë prodhimit të një arme bërthamore
AktualeBotaKoment

SHBA: Irani pranë prodhimit të një arme bërthamore

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2024 6:48 pm
115 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas fjalëve të ministrit amerikan të Punëve të Jashtme, Antony Blinken, Iraniështë në prag të “arritjes së aftësisë për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore”.

Kryediplomati amerikan e tha këtë gjatë Konferencës për Sigurinë të Aspen Security Forum që zhvillohet në Kolorado.

Ai shtoi se Irani nuk ka zhvilluar ende armë bërthamore. Megjithatë situata aktuale nuk është “e mirë”. Qeveria amerikane po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në këtë çështje, tha ia. Muajt e fundit është bërë e qartë se qeveria në Teheran po përparon me programin e saj bërthamor, tha Blinken. Ai përsëriti qëllimin e Uashingtonit për ta parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Në mes të muajit qershor Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), me seli në Vjenë, njoftoi se Irani po vazhdon të zgjerojë programin e tij bërthamor. IAEA iu referua një njoftimi të qeverisë së Teheranit për të instaluar kaskada shtesë për centrifuga uraniumi në uzinat e pasurimit të uraniumit në Natans dhe Fordo.

SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia dhe Kina lidhën në vitin 2015 me Iranin një marrëveshje për programin bërthamor. Në të Irani zotohej ndër të tjera,  që të kufizonte në shkallë të gjërë programin e tij bërthamor.

Bliken: Një nga gabimet më të mëdha të viteve të fundit

Nën drejtimin e Presidentit republikan Donald Trump SHBA-ja u tërhoq në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja. Trumpi forcoi gjithashtu sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit. Si rezultat Irani hoqi dorë gradualisht nga respektimi i detyrimeve të tij. Teherani e zgjeroi shumë pasurimin e uraniumit dhe kufizoi kontrollet nga IAEA. Negociatat për ringjalljen e marrëveshjes deri tani nuk kanë treguar ndonjë përparim.

Blinken e quajti tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja për programin bërthamor si “një nga gabimet më të mëdha që kemi bërë vitet e fundit”. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet partnere duhet të përpiqen, në rastin ideal, të përdorin mjete diplomatike për ta kontrolluar situatën, tha Blinken.

Presidenti i sapozgjedhur iranian Masud Peseshkian u shpreh javën e kaluar pro fillimit të bisedimeve konstruktive me Evropën për t’i dhënë fund izolimit të vendit të tij. Ai tha gjithashtu se synon të ringjallë marrëveshjen për programin bërthamor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Reporterët pa Kufij: Kosova, përparim në lirinë e medias

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthimi në Ujman, reagon Kurti: Serbisë nuk i leverdis normaliteti
Artikulli tjetër Trump për atentatin ndaj tij: Si u ngjit dikush në çati dhe pse nuk u raportua?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.