KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Alexander Kasanof emërohet zv.ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Alexander Kasanof emërohet zv.ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor
AktualePolitikeTe Tjera

Alexander Kasanof emërohet zv.ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2024 6:37 pm
168 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit, bëri të ditur se Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar zëvendës ndihmës i sekretarit për Ballkanin Perëndimor, një post që deri në muajin maj e mbante ish i dërguari për rajonin, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e DASH-it në internet, zoti Kasanof është edhe zëvendës ndihmës i sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë.

Në njoftim thuhet se zoti Kasanof kishte shërbyer si asistent ekzekutiv i ish nënsekretares për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.

Ai ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën amerikane në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më agresionit rus në Ukrainë, kishte fituar çmimin James Clement Dunn, një çmim i themeluar në vitin 1980 për të njohur punën e mirë të diplomatëve të karrierës në Departamentin e Shtetit.

Në njoftim thuhet se në Uashington ai ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Politika Globale dhe Programe në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, drejtor i Zyrës për çështje të Evropës Lindore dhe zëvendësdrejtor i Zyrës për çështje të Kaukazit dhe konflikteve rajonale.

Alexander “Sasha” Kasanof, thuhet në njoftim, ka përfunduar studimet në Kolegjin Kombëtar të Luftës, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Johns Hopkins dhe në Kolegjin Hamilton. Ai flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përplasje fizike mes këshilltarit të PL dhe socialistit Valteri, Tedi Blushi shoqërohet në polici
Artikulli tjetër Atentati ndaj Donald Trump, drejtoresha e Shërbimit Sekret: Dështuam më 13 korrik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit, pas 57 ditësh mbylljeje
Aktuale Analize Bota Sociale 29 Prill, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Shqipëria Bëhet kërkesë në KQZ për dy Referendume
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.