KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush janë izraelitët që ‘fshihen’ pas bankës së parë digjitale në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kush janë izraelitët që ‘fshihen’ pas bankës së parë digjitale në Shqipëri
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Kush janë izraelitët që ‘fshihen’ pas bankës së parë digjitale në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2025 1:38 pm
327 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi dje licensimin e Jet Bank, që synon të jetë banka e parë që do të operojë totalisht në mënyrë digjitale në vendin tonë. Kjo shoqëri është themeluar në Shqipëri gjatë muajit Shtator të këtij viti me një kapital prej 3.5 milionë lekësh të rinj, ndërsa themeluesi dhe zotëruesi i saj është shtetasi izraelito-britanik Idan Avishai.

Administratore e bankës do të jetë një personazh i njohur në sektorin financiar në Shqipëri, shtetasja Fatbardha Rino. Kjo e fundit më herë ka mbajtur disa pozicione drejtuese në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, si dhe ka qenë drejtoresha ekzekutive e Iute pay. Po ashtu anëtarët e tjerë të bordit janë shtetasit Oliver Hemmer, Rami Solomon, edhe ata me origjinë izraelite.

Me miratimin paraprak të licensës nga Banka e Shqipërisë, JET Bank do të duhet që të nisë përgatitjet për operimin në treg. JET Bank ka deri në 12 muaj kohë për të plotësuar kërkesat ligjore dhe rregullatore, nga kapitali te infrastruktura teknike, përpara se të marrë licencën përfundimtare.

Në aktivitetin e Jet Bank në QKB përshkruhet:

Aktiviteti i Shoqërisë do të përfshijë, por nuk do të kufizohet vetëm në, ofrimin e shërbimeve financiare në të gjitha format e tyre. Kjo mund të përfshijë çdo aktivitet që lidhet me lehtësimin, strukturimin, menaxhimin dhe ekzekutimin e transaksioneve financiare; menaxhimin e aseteve ose investimeve; ofrimin e shërbimeve konsulente dhe këshillimore në çështje financiare, ekonomike ose të lidhura me biznesin; dhe çdo aktivitet tjetër me natyrë financiare, investimi ose ekonomike të lejuar sipas legjislacionit në fuqi. – Shoqëria mund të kryejë gjithashtu çdo biznes ose aktivitet tjetër që konsiderohet nga Asambleja e Përgjithshme si i përshtatshëm ose i favorshëm për t’u kryer ose për t’u bërë në lidhje me ndonjë nga objektivat e mësipërme ose të llogaritura drejtpërdrejt ose tërthorazi për të rritur vlerën ose për ta bërë më fitimprurës çdo biznes, pronë ose të drejtë të Shoqërisë, në përputhje me legjislacionin shqiptar; dhe në përgjithësi të bëjë të gjitha gjërat e tjera që mund t’i duken Shoqërisë të rastësishme ose të favorshme për arritjen e objektivave të mësipërme ose ndonjërit prej tyre.

Jet Bank është subjekti i dytë që merr miratimin paraprak për të hyrë në tregun bankar shqiptar, pas bankës turke Ziraat.

Duke filluar nga viti 2015, tregu bankar shqiptar ka hyrë në një cikël përqendrimi, që solli uljen e numrit të bankave tregtare nga 16 në 11 të tilla. Me përjashtim të Bankës së Kreditit të Shqipërisë, që doli nga tregu nëpërmjet likuidimit, zvogëlimi i numrit të bankave ka ardhur nëpërmjet blerjes dhe përthithjes nga bankat konkurrente në treg. Etapa e fundit në këtë proces u zhvillua në vitin 2022, kur Alpha Bank Albania u ble dhe u përthith nga Banka OTP Albania.

Por, pas më pak se një dekade nga nisja e ciklit të përqendrimit, sektori bankar shqiptar duket se mund të fillojë një zgjerim të ri të numrit të subjekteve në treg. Rritja e shpejtë e sektorit në vitet e fundit dhe përmirësimi i treguesve të përfitueshmërisë duket se e ka bërë atë tërheqës edhe për hyrjen e aktorëve të rinj. Me dhënien e miratimit paraprak për JET Bank dhe Ziraat, vitin e ardhshëm pritet që numri i bankave tregtare në vend të rritet në 13.
Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trabzonspori po blen përfundimisht Ernest Muçin
Artikulli tjetër Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.