KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinion

Veprimet me internet banking, Shqipëria është shumë mbrapa vendeve të rajonit

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:04 pm
177 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ngelet shumë mbrapa vendeve të rajonit në volumin e pagesave të kryera nëpërmjet kanaleve bankare dixhitale.

Sipas të dhënave krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), vlera e transaksioneve bankare të kryera nëpërmjet internet banking ose mobile banking në Shqipëri vitin e kaluar kishte një vlerë sa 94.28% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky tregues është rritur krahasuar me nivelin 84.57% të vitit 2023 dhe 63.10% të vitit 2020.

Por, megjithatë, vendi ynë ngelet ende shumë mbrapa qoftë edhe në krahasim me ekonomitë fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Vendi i dytë në renditje, Kosova, ka një raport të veprimeve të bankingut dixhital ndaj PBB-së në nivelin 242.3% ose mbi dy herë e gjysmë më të lartë krahasuar me Shqipërinë.

Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit kanë një përqindje edhe më të lartë të volumeve të pagesave me internet banking, kundrejt madhësisë së ekonomisë së tyre.

Në Bosnje-Hercegovinë, vlera e veprime me e-banking është sa 318.08% e PBB-së, në Maqedoninë e Veriut sa 431.75% e PBB-së dhe në Serbi sa 432.75% e PBB-së.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë vitin e kaluar arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%.

Ndërsa vlera totale e veprimeve të bankingut në distancë për 2024 arriti në 2.39 trilionë lekë, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë.

Tendenca rritëse e veprimeve nëpërmjet kanaleve dixhitale ka vijuar e qëndrueshme në të gjithë periudhën pas pandemisë. Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga të gjitha bankat tregtare në Shqipëri dhe numri i përdoruesve të shërbimit po rritet me ritme të shpejtë.

Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Vlerësohet se tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.

Megjithatë, po të shohim krahasimet me vendet e rajonit, që në përgjithësi kanë një stad të ngjashëm të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, Shqipëria ngelet ende shumë mbrapa.

Që prej tetorit të këtij vitit, ka hyrë në fuqi një paketë ndryshimesh në rregulloret e sistemeve të pagesave, që ka sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat kombëtare në Lekë dhe në Euro. Fryma e rregulloreve të reja, përveç uljes së komisioneve për transfertat deri në 10 milionë lekë, forcon më shumë incentivat për kryerjen e pagesave në rrugë elektronike.

Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që parashikojnë që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.

Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryera me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta
Artikulli tjetër Pse modeli shqiptar është kthyer në eksperiment laboratori për emigrantët?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.