María Corina Machado, fituese e “Nobelit për Paqe” do të jetë në Oslo, por nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit.
Machado është parë vetëm një herë në publik që kur u fsheh në gusht të vitit të kaluar, mes një përballjeje të tensionuar me presidentin, Nicolas Maduro.
Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës ka thënë se Machado, 58 vjeç, do të konsiderohej “e arratisur” nëse do të largohej nga vendi për të pranuar çmimin.
Ceremonia e Oslos përkon me një grumbullim të madh ushtarak amerikan në Karaibe në javët e fundit dhe sulmeve vdekjeprurëse ndaj atyre që Uashingtoni i quan anije për trafikim droge.
Maduro ka thënë se qëllimi i operacioneve amerikane, të cilat Machado i quan të justifikuara, kanë qëllim rrëzimin e qeverisë dhe sekuestrimin e rezervave të naftës së Venezuelës.
Marrë nga BBC