KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas futbollit dhe librave, kur do të nisë lufta ndaj piratëve të lajmeve?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Pas futbollit dhe librave, kur do të nisë lufta ndaj piratëve të lajmeve?
Editorial

Pas futbollit dhe librave, kur do të nisë lufta ndaj piratëve të lajmeve?

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2024 10:05 am
186 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sot prokuroria e Tiranës njoftoi një procedim penal që në Shqipëri nuk ka precedentë: Një botuese, pronare e të famshmit Libri Universitar “Book Store”, u inkriminua me akuzën e piraterisë së disa veprave të shkrimtarit Ismail Kadare. Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës se sigurisë detyrim paraqitje dhe ndaj saj është ngritur akuza për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Praktikisht, pa pasur të drejtën, kjo botuese ka stampuar dhe vënë në shitje veprat e shkrimtarit të njohur, i cili ia kishte besuar të drejtat e tij ekskluzive një shtëpie tjetër botuese. Hetimi është i paprecedentë pasi në Shqipëri, ku çdo ditë flitet për raste të mëdha korrupsioni dhe për një kriminalitet të organizuar të fuqishëm, më në fund një prokuror merret edhe me grabitësit e veprave intelektuale. Të piratosh një libër (pra pa i kaluar autorit dhe shtëpisë botuese të ardhurat përkatëse) është e rëndë njësoj si të vjedhësh.

Deri më tani e vetmja pirateri me të cilën janë marrë institucionet shtetërore është ajo e futbollit, pasi prek interesat e botuesve që kanë blerë të drejtat e transmetimit. Dhe sigurisht, kundër kësaj piraterie është e drejtë dhe e detyrueshme të veprohet. Tani po nis lufta ndaj piratëve të librave.

Problemi qëndron se përditë botues të TV dhe veçanërisht të mediave serioze dhe profesionale online, janë viktima të një tjetër piraterie të egër: Ajo e lajmeve. Lajme të tëra, të plota nga një media që ka paguar gazetarët e saj për t’i shkruar, kopjohen dhe ripublikohen gratis nga një ushtri piratësh online që vetëm vjedhin punën e kolegëve të tyre. Këto shkrime sigurisht që nuk janë veprat e çmuara të Ismail Kadaresë, por ama kemi të bëjmë edhe këtu me një vjedhje që mbi të gjitha meriton të njëjtën vëmendje dhe mbrojtje nga ligji.

Një krim nuk është më i rëndë krahasuar me vlerën e objektit të vjedhur, por nga veprimi i grabitjes. Shpresojmë që hetimi i nisur nga prokuroria e Tiranës kundër piratëve të veprës së Kadaresë të hapë një epokë të re dhe që më në fund Shteti dhe institucionet e tij të shqetësohen të mbrojnë edhe të drejtat e botuesve të ndershëm që u paguajnë gazetarëve rroga transparente (pa fshehur një pjesë nëpër zarfe) për të gjetur lajme ekskluzive dhe që si të tilla meritojnë të mbrohen. Ndërsa sot vidhen nën indiferencën e të gjithëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet për rektor në Universitetin e Elbasanit të paracaktuara, kandidadja përjashtohet padrejtësisht nga gara
Artikulli tjetër Në media dokumenti për llogaritë bankare të Veliajt, SPAK ka për detyrë të zbulojë burimin e informacionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.