KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shembja e pallateve në Kombinat me dokumente të falsifikuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shembja e pallateve në Kombinat me dokumente të falsifikuara
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shembja e pallateve në Kombinat me dokumente të falsifikuara

Përditësimi i fundit: 15 Dhjetor, 2025 10:19 am
113 Shikime
Share
17 Min. Leximi
SHARE

Dy drejtues të lartë të Bashkisë Tiranë ndodhen nën arrest shtëpiak, ndërsa pesë funksionarë të tjerë dhe përfaqësues të kompanive private janë nën masa sigurimi “detyrim paraqitjeje” pas dyshimeve të ngritura për fallsifikimin e dokumentave që kanë të bëjnë me procesin e rindërtimit.

Masa sigurimi u vendosën ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe përfaqësuesve të subjekteve private, të përfshirë në procedurat e demolimit të pallatit nr.140 dhe objekteve të tjera në zonën e Kombinatit, miratuar zonat e reja zhvillimore.

Sipas Prokurorisë, në janar 2021 Bashkia Tiranë ka shembur gjashtë objekte, mes tyre edhe pallatin nr.140. Megjithatë, në mars 2021 Këshilli Bashkiak miratoi fondet për demolimin e 15 pallateve, përfshirë edhe ato që ishin shembur më herët, duke krijuar mundësi për deklarim punimesh të paqena.

Hetimet zbuluan se 6 nga 15 pallatet e planifikuara për shembje u përfshinë në listën e demolimeve në mënyrë të dyshimtë, me firmat dhe dokumentet e falsifikuara nga funksionarë bashkiakë dhe kompanitë ndërtimore. Kjo ka çuar në masat e sigurimit për të gjithë të dyshuarit dhe ka evidentuar dështimin e Bashkisë Tiranë për të ndjekur procedurat ligjore.

Në nëntor të 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm ku 51 shtetas humbën jetën, ndërsa shifrat zyrtare të qeverisë tregonin se dëmet e shkaktuara nga tërmeti prekën 202 mijë persona, u shpërngulën 17 mijë të tjerë.

Raporti zyrtar i Komisionit Evropian mbi Konferencën e Donatorëve në 17 Shkurt 2020 fliste për rreth 985 milionë Euro si dëme apo humbje të shkaktuara nga tërmeti.

Pallatet u prishën me letra të  falsifikuara

Ishte mëngjesi i 28 janarit 2021 kur fadromat e IKMT-së filluan shembjen e Pallatit Nr. 140, duke nisur në këtë mënyrë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që urdhëronte shembjen e 15 pallateve në zonën e Kombinatit.

Bazuar në akt-ekspertizën e thelluar të Institutit të Ndërtimit, të 15 objektet, ndër to edhe pallati nr.140, duhej të prisheshin dhe rindërtoheshin pasi janë klasifikuar si të pabanueshme dhe me rrezikshmëri të lartë për banorët.

Për të ndjekur procedurat e domosdoshme të shembjeve dhe rindërtimeve bashkëpunuan Kryetari i Bashkisë, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit sipas parashikimeve të vendimit nr. 887/2019 të Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak për “prishjen e detyruar të 15 ndërtesave”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit duhej të njoftonte 24 orë përpara ndërhyrjes për shembjen e objektit.

Për muaj të tërë, asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nuk kishte gjetur kohë të njoftonte banorët, ndërsa fadromat thjesht nisën punën e tyre të rrënimit të gjithçkaje.

Ajo që fillimisht dukej si një veprim rutinor i autoriteteve pas tërmetit, rezultoi të ishte një shkelje e rëndë e zinxhirit ligjor të administratës së bashkisë së Tiranës në procesin e rindërtimit.

Asqeri Xhanari, një prej banorëve të pallatit, tentoi të merrte informacion në bashkinë e Tiranës mbi procedurat e vendimmarrjes, aktet e ekspertizave apo dhe preventivët e hartuara në aktet e konstatimit nga kompanitë mbi të cilat Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vendosur shembjen e pallatit nr.140 në Kombinat.

Bashkia e Tiranës nuk ktheu asnjë përgjigje duke e detyruar Asqeri Xhanarin ti drejtohej Prokurorisë me një kallëzim ku pretendonte se pallati ku ai jetonte, në rrugën “Haki Stërmilli” Kombinat, u shemb nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pa njoftim dhe pa një vendim zyrtar.

Megjithëse Asqeriu kishte paraqitur të gjitha provat e tij, për më shumë se 4 vjet dosja u zvarrit mes prokurorisë dhe gjykatës së Tiranës. Fillimisht, prokuroria e Tiranës nuk gjeti element të veprës penale të kallëzimit të Xhaneri, por pasi gjykata urdhëroi rihetimin e çështjes, hetimet zbuluan përfshirjen e zyrtarëve lokalë në procesin e prishjes së pallateve në Kombinat.

Dokumentet tregojnë se në mars 2021, Këshilli Bashkiak kishte miratuar fondin për demolimin dhe evadimin e mbetjeve për 15 pallate, ku në listë ishin të renditur edhe objektet e shembura më herët në janar.

Prokurorët zbuluan se në dokumentet bashkiake pallati rezultonte se ishte prishur gjatë verës së 2021, madje ishin akorduar edhe fonde për këtë qëllim.

“Në dokumentimet e veprimeve të shembjeve, rezulton që ‘Pallati nr.140’ është shembur gjatë periudhës ‘gusht-shtator 2021’, me vlerën e afro 2.8 milionë lekë” – thuhet në dosjen hetimore.

Me dhjetra funksionarë publikë kanë ndjekur procesin dhe kanë hedhur firmat që këto objekte të shembeshin, por sipas hetimeve, firmat janë hedhur disa muaj pas shembjeve.

Nga dokumenti që “shteg.org” disponon, prokuroria ka pyetur Aurel Çuko-n, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile Bashkia Tiranë, mbi kontradiktat e gjetura mes dokumentave bashkiake dhe realitetit të shembjeve në Kombinat.

Prokuroria ka ngritur dyshimet se ai ka urdhëruar prishjen e objektit dhe më pas kanë iniciuar procesin e falsifikimit të dokumentave bashkiak për të legjitimuar veprimin e kryer.

Çuko tregon sesi ai ka dorëzuar sheshin e ndërtimit sipërmarrësit të punimeve dhe mbikqyrësit, dhe se nuk mbante mend detajet e procedurave.

“Nuk kam qenë prezent në dorëzimin e sheshit të ndërtimit pasi ka qenë ngarkuar stafi përkatës” – dëshmon për prokurorinë drejtori Çuko, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzat për veprat penale të “Falsifikim të dokumentave” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Shpërdorim i detyrës”.

I dyshuar për të njëjtat shkelje si z. Çuko, është dhe Aurel Boriçi, drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, dhe Eleana Guçe, përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Prokuroria dyshon se ajo ka bashkëpunuar në krijimin e dokumentacionit të falsifikuar për të mbuluar shkeljen ligjore të procedurave bashkiake që u ndoqën në rastin e pallatit 140.

Sipas prokurorisë, tre drejtues të Drejtorisë së Emergjencave Civile kanë konsumuar elementë të veprave penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi kanë nënshkruar dhe përdorur dokumente zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe procedurat e demolimit.

Ndërsa punonjësit e IMT-së kanë hartuar preventiva pa kryer verifikim në terren, duke u bazuar vetëm në dokumentacionin e dërguar nga Drejtoria e Emergjencave Civile.

Prokuroria thekson se lëshimi i dokumenteve të pavërteta nga persona që kanë detyrim ligjor për t’i nxjerrë ato përbën formën e rënduar të veprës së falsifikimit.

Gjatë dyshimeve të tyre, zyrtarët e bashkisë kanë përjashtuar përgjegjësitë personale në procedurat e miratimit të akteve mbi të cilat u vendos shembja e pallateve në Kombinat.

Me fjalët “Nuk e mbaj mend”, “nuk kam qenë në terren” dhe “nuk ka qenë nën përgjegjësinë time”, zyrtarët lokal janë përpjekur të përjashtojnë veten nga përgjegjësia apo dhe të kundërshtojnë pretendimet e banorit të pallatit 140 se kur realisht u krye shembja e godinës në Kombinat.

Vetëm protokollet e zjarrfikëses së kryeqytetit vërtetojnë në faktin se pallati është shembur realisht të ditën që Asqeri dëshmonte në kallëzimin e tij në prokurorinë e Tiranës.

“Nga të dhënat e pasqyruara në regjistrin e Ndërhyrjeve Operacionale të Shërbimit Zjarrfikës, më datë 28 janar 2021 një automjet zjarrfikës i stacionit nr. 2 Kombinat, në orën 08:23 deri 13:10 ka qenë në ndërhyrje, ‘Hedhje Uji’ në ndihmë të IKMT-së në rrugën ‘Haki Stërmilli, Kombinat’” – thuhet në dosjen e prokurorisë.

Pas hetimeve të gjata, prokuroria mundi të vërtetonte se objekti u shemb më 28 janar 2021 dhe se deri në këtë moment, si Këshilli Bashkiak ashtu edhe IMT (Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit) nuk kishin asnjë vendim apo praktikë ligjore për prishjen e godinave në Kombinat.

“Shkresa e Këshillit Bashkiak, datë 03.02.2021, konfirmon se në këtë periudhë nuk kishte asnjë vendimarrje për shembjen dhe se shkresa e IMT-së, datë 17.05.2021, vërteton se në arkivën e tij nuk ekzistonte praktikë ligjore në lidhje me prishjen e objektit.” – thuhet në dosjen hetimore.

Vendimi i Këshillit Bashkiak (Nr. 39) për prishjen e detyruar të 15 pallateve u miratua vetëm më 01.03.2021, rreth një muaj pas shembjes së pallatit 140.

Manipulimi i dokumentave bashkiak për prishjen e objekteve nuk ishte shkelja e vetme ligjore që prokuroria e Tiranës zbuloi në hetimin e saj sa i përket shembjeve të pallateve në Kombinat.

Zyrtarë të lartë të Bashkisë, në bashkëpunim me operatorë privatë, dyshohet se falsifikuan dokumente dhe i nënshkruan kontratat e shërbimit plot shtatë muaj pasi prishja kishte përfunduar.

Kontrata e rreme

Në mars 2021, Këshilli Bashkiak miratoi fondin për demolimin dhe evadimin e mbetjeve për 15 pallate, ku në listë ishin futur edhe objektet e shembura më herët në janar.

Dokumentet bashkiake tregojnë se dhjetë ditë pas VKB-së së miratuar për demolimin e ndërtesave, u lidh kontrata e shërbimit me bashkimin e operatorëve “ARB&TRANS” sh.p.k, i cili do të bënte 45% të punimeve, dhe “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k me 55% të punimeve. Këto subjekte do të shkatërronin dhe largonin mbetjet ndërtimore me vlerë afro 30 milionë lekë pa TVSH.

Por hetimet e prokurorisë zbuluan se kontrata ishte lidhur 7 muaj pasi pallati në Kombinat të shembej, duke vërtetuar në këtë mënyrë jo vetëm manipulimet e bashkisë së Tiranës, por dhe të përzgjedhjes së operatorëve fitues.

“Rezultoi se kontrata me Operatorin Ekonomik për kryerjen e punës së demolimit u nënshkrua më 11.08.2021. Kjo provë tregon se veprimi (shembja) ishte kryer plot shtatë muaj para se të kishte një bazë formale prokurimi dhe lidhje kontrate.” – thuhet në dosjen e prokurorisë.

Hetimet kanë zbuluar se në dokumentacionin e paraqitur nga këta operatorë janë përfshirë edhe objekte që ishin demoluar më herët, konkretisht që në janar 2021, ndërkohë që tenderi dhe fondet për 15 pallate u miratuan më vonë, në mars 2021.

“Përfaqësuesja e subjektit zbatues ka përfshirë në dokumentacion edhe objekte të cilat ishin të demoluara më parë, duke paraqitur rrethana të rreme dhe duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin e Bashkisë Tiranë përmes disbursimit të fondeve për punime fiktive” – thuhet në dosje.

Sipas hetimeve, në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve dhe përfaqësues ligjor i bashkimit të operatorëve “ARB&TRANS-2010” sh.p.k dhe “KLAJGER Konstruksion” sh.p.k, ka hartuar dokumente me të dhëna të rreme, duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” sipas nenit 186/2 të Kodit Penal. Dokumenti i hartuar prej tij lidhej me proceset e deklaruara të punimeve për objektet e përfshira në kontratë.

Gjithashtu, Prokuroria referon se Fatmir Firi, në cilësinë e administratorit dhe përfaqësuesit ligjor të të njëjtëve operatorë ekonomikë, ka firmosur dokumentin “Procesverbal mbi fillimin e punimeve” për objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore për 15 pallate”, duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” sipas nenit 186/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të të njëjtës procedurë, Prokuroria evidenton se preventivat dhe procesverbalet e punimeve janë hartuar në kundërshtim me rregullat profesionale, pasi punonjësit e IMT-së kanë përpiluar ato pa verifikim në terren, vetëm mbi bazën e dokumentacionit të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile.

Sipas hetimeve, pjesë e gjurmëve të proceseve institucionale është përfshirë dhe Ogerta Kapllani, në cilësinë e Drejtuesit teknik të “ARB&TRANS 2010”. Kjo ka ndodhur si pasojë e falsifikimit të emrit, mbiemrit dhe firmës së znj. Kapllani. Pas ekzaminimit të dokumenteve si: “Akt dorëzim i sheshit të ndërtimit”, “Proces-verbal mbi fillimin e punimeve” etj., janë të shkruara dhe firmosura nga i njëjti person nën emrin e Ogerta Kapllani, e cila mohoi firmosjen e dokumenteve.

Nënshkrimi i kësaj kontrate të vonuar nga operatorët ekonomikë, duke e ditur se shërbimi ishte kryer në një kohë kur nuk kishte asnjë bazë ligjore, e ka bërë kompaninë dhe përfaqësuesit e saj pjesë të skemës së falsifikimit të dokumentave të zyrtarëve të bashkisë së Tiranës.

Prokuroria ka konkluduar se ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se personat e dyshuar, në bashkëpunim, kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave” në lidhje me procesin e prishjes së pallatit.

Më 6 dhjetor 2025, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se personat nën hetim, në bashkëpunim, kanë konsumuar elementët e veprave penale ndaj të cilëve u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie për drejtuesit e lartë të bashkisë si Aurel Çuko, Aurel Boriçi, Sokol Qehajaj, ndërsa ndaj të tjerëve detyrim paraqitjeje.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria dhe Bashkia e Tiranës shpallën zonën e Kombinatit si një ndër qendrat kryesore të rindërtimit. Në korrik 2020 u prezantua projekti “KombinArt”, i cilësuar si projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës, që parashikon ndërtimin e një lagjeje të re me mbi 1.5 milionë m² ndërtim dhe mbi 21 mijë banorë.

“Do të ketë 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja” – tha kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë prezantimit të planit për KombinArt para 5 vitesh.

Më 28 shtator 2020, Bashkia e Tiranës nisi me shpejtësi shembjen e 19 pallateve në zonën e Kombinatit, duke i vlerësuar me shkallë dëmtimi DS4, kategori që justifikonte prishjen. Por banorët u përballën me një realitet krejt tjetër. Shumë ndërtesa nuk kishin dëmtime të rënda dhe ekspertë të pavarur i vlerësuan me DS1–DS3, nivele që kërkojnë vetëm riparim. Mes tensionit dhe panikut, disa pallate u shpallën të rrezikshme, ndërsa familjet u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke u përballur me frikën dhe pasigurinë e shpërnguljes.

Hetimet dhe paditë e mëvonshme zbuluan parregullsi të thella në ekspertiza, disa raporte mbanin firmën e të njëjtit inxhinier, kostot e përforcimeve u frynë artificialisht për të arritur pragun 70% që justifikonte shembjen, dhe Bashkia refuzoi të bëjë publike kontratat e ekspertizave. Në disa raste, si pallatet 157 dhe 146, gjykata vendosi të shfuqizojë aktet dhe të ndalojë prishjet, duke nxjerrë në pah mungesën e saktësisë dhe dyshimet për manipulim në vlerësimin e dëmtimeve, ndërsa banorët mbetën të mbrojnë pronat e tyre përmes proceseve gjyqësore.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli
Artikulli tjetër Viktor Orban, “deklaratë lufte” kundër Brukselit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.