KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Programi i reformave/ Nevojiten 914 milion euro investime private në energji
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Programi i reformave/ Nevojiten 914 milion euro investime private në energji
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Programi i reformave/ Nevojiten 914 milion euro investime private në energji

Përditësimi i fundit: 16 Dhjetor, 2025 11:34 am
99 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotësohen me investime shtesë që në dy vitet e ardhshme pritet të jetë të vrullshme ose të paktën kështu e parashikon program i reformave ekonomike 2026-2028.

Drafti i nxjerrë për konsultim nënvizon se janë të paktën 600 MW kapacitete të instaluara që parashikohet të plotësohen nga investimet private duke u afruar në vlerën rreth 1 miliardë eurove.

Kështu sipas dokumentit ankandet e zhvilluara për projektet e energjisë ishin hallka e parë për kapacitetin e burimeve të rinovueshme  dhe zhvillimin e tregut.

“Plani i ankandit bazuar në sasi për burimet e ripërtëritshme tregon vëmendje të kujdesshme ndaj kapacitetit të përthithjes së tregut dhe sfidave të integrimit të sistemit. Shtimi i planifikuar prej të paktën 600 MW kapacitet të ri të ripërtëritshëm është kalibruar për t’u përputhur me zhvillimin e rrjetit dhe pjekurinë e tregut.

Ndikimi ekonomik i kësaj reforme për periudhën afatmesme përqendrohet kryesisht në nevojat për investime për të gjeneruar kapacitetet e synuara (600 MW). Për të arritur këtë objektiv të investimeve shtesë në kapacitetet e gjenerimit të energjisë diellore dhe të erës, nevojiten investime private prej rreth 914 milionë euro” thuhet në program.

I njëjti nënvizon se vlerësimet e investimeve gjenerohen duke përdorur kostot e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA) për investimet në energjinë e rinovueshme.

“Ky investim shtesë është planifikuar të ndodhë në vitet 2026 dhe 2027 dhe është futur si një shok i jashtëm në skenarin bazë makroekonomik” thuhet në program.

Programi prek gjithashtu reformën e tarifave duke nënvizuar nevojën për balancimin mes nevojës së tregut dhe mbrojtjes sociale. “Masat kundër varfërisë energjetike shkojnë përtej subvencioneve të thjeshta për të përfshirë përmirësimet e eficiencës energjetike dhe mbështetjen e zgjidhjeve të burimeve të ripërtëritshme të shpërndara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse synon trajtimin e shkaqeve rrënjësore të varfërisë energjetike duke mbështetur njëkohësisht objektivat e gjerë të tranzicionit energjetik. Programi përfshin mbështetje të synuar për rinovime ndërtesash, pajisje efiçente dhe instalime të vogla të burimeve të ripërtëritshme për ekonomitë familjare vulnerabël”, sqaron në mënyrë më të detajuar dokumenti i qeverisë i nxjerrë për konsultim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Artikulli tjetër Taksa e mbetjeve do ndryshojë/ Për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi “Paguaj sipas hedhjes”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.