KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: E vërteta gjysmake e AKSHI-t
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > E vërteta gjysmake e AKSHI-t
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

E vërteta gjysmake e AKSHI-t

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2025 10:05 am
199 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dosja e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndonëse kryen një shërbim të madh publik duke ndalur hemoragjinë e tmerrshme financiare të kënetës dixhitale, paraqet vetëm gjysmën e të vërtetës.

Në materialin akuzues të paraqitur nga SPAK ka dy pika të errëta, zbardhja e të cilave është jetike për të nxjerrë në dritë të vërtetën e plotë të aferës AKSHI. Të dy pikat lidhen me biznesmenin Gerond Meçe.

Deri në fillim të vitit të kaluar Gerond Meçe ishte njeriu që diktonte praktikisht çdo tender të AKSHI-it. Kompania e tij, Advanced Business Solutions, ishte kontraktori më i madh absolut i AKSHI-t dhe përfituesi më i madh i tenderave sekret të teknologjisë së informacionit duke u shndërruar në përbindëshin dixhital të Shqipërisë.

Për 6 vitet e fundit, kompania ka përfituar gati 50 milionë euro drejtëpërdrejtë nga tenderat e IT-së, nga të cilat mbi 15 milionë euro kanë qenë tendera sekretë. Në vitin 2023, xhiroja e kompanisë Advanced Business Solutions arriti në rreth 18.6 milionë euro, ndërsa fitimi i saj real bashkë me fitimet e zhvendosura tek kompania tjetër e Meçes, Artificial Intelligence Business Solutions, ishte 7.7 milionë euro ose mbi 41 për qind e xhiros.

I gjithë burimi i këtyre parave ishin kontratat publike, të cilat në pjesën dërrmuese vinin nga AKSHI. Dhe brenda tyre ka dhe tendera skandalozë si kontrata 16 milionë euro për ngritjen e laboratorëve smart në disa shkolla të vendit. Projekti parashikonte pajisjen e 210 shkollave të vendit me një laboratorë, i cili kishte 17 laptopë dhe lidhje interneti.

Por laptopët u shitën 3 herë brenda vendit për të rritur fiktivisht çmimin e tyre, nga ABS tek Albascan. Ky është një nga tenderat më famëkeq të AKSHI-t për nga përmasat e abuzimit.

Përveçse përfituesi më i madh i fondeve nga AKSHI, fuqia e Meçes shtrihej përtej thjesht përfitimit të tenderave. Shumë biznese të teknologjisë së informacionit e kishin të qartë se për të konkurruar në tenderat e AKSHI-t duhet të merrnin me parë bekimin e Meçes. Me pak fjalë deri në fillim të vitit të kaluar Gerond Meçe ishte Ermal Beqiri i dy viteve të fundit.

Por në fillim të vitit të kaluar, gjithçka ndryshoi në mënyrë të beftë. Gerond Meçe u fut në listën e zezë të AKSHI-t dhe nga përfituesi më i madh i tenderave, përjashtohej nga çdo tender.

Këto janë dhe dy pikat e errëta që duhet të zbardh SPAK në hetimin për AKSHI-n. E para nga buronte fuqia absolute e Gerond Meçes deri në fund të vitit 2023 dhe e dyta çfarë ndodhi që kompanisë iu pre me gërshërë kjo fuqi?

Në publik është aluduar se gjithçka lidhet me një përgjim ambiental, ku Meçe ka folur më shumë seç duhet duke treguar se fuqia i buronte nga lidhjet me familjen e kryeministrit. Por këto mbeten gjithmonë zëra të paprovuara. Prandaj pa zbardhjen e këtyre dy pikave të errëta, e verteta e AKSHI-t do të jetë thjesht gjysmake. Dhe gjysmë të vërtetat thuhet se janë gënjeshtrat më të këqija.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet dogana e automjeteve/ Qeveria cakton çmimet e reja të referencës
Artikulli tjetër Balluku ruan pushtetin, emëron njerëzit e saj në krye të ARRSH dhe KESH

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.