KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komisioni Europian: Korrupsioni prezent në Policinë e Shtetit, shqetësues Ligji për Amnistinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Komisioni Europian: Korrupsioni prezent në Policinë e Shtetit, shqetësues Ligji për Amnistinë
AnalizeKorrupsionKryesore

Komisioni Europian: Korrupsioni prezent në Policinë e Shtetit, shqetësues Ligji për Amnistinë

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2024 8:57 am
163 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Raporti i Komisionit Europian i ka dedikuar hapësirë të veçantë korrupsionit në Policinë e Shtetit dhe Ligjit të Aministisë që u dekretua në muajin prill në vendin tonë. Sipas këtij raporti, uniformat blu mbeten shumë të ndjeshme ndaj korrupsionit dhe kjo është e dëshmuar nga numri i madh i ankesave në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Edhe pse organet legjislative kanë sanksionuar dhe shtrënguar Kodin Penal, prej 2016-tës, duket se ky problem vijon të jetë prezent në vendin tonë.

“Policia e Shtetit mbetet shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit siç dëshmohet nga një numër I madh ankesash në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, pavarësisht se janë bërë shumë përpjekje kundër korrupsionit”, thuhej në raport që më tej shpjegonte këtë organ të rëndësishëm për mbikëqyrjen dhe hetimin e uniformave blu.

“Në vitin 2023, AMP ka pranuar 1 522 ankesa drejtpërdrejt dhe 4 203 ankesa përmes linjës telefonike të dedikuar. Agjencia rekomandoi nisjen e hetimeve disiplinore për 95 punonjës, për 15 prej tyre për shkelje të rënda. Gjatë të njëjtit vit, Agjencia referoi në ndjekje penale 342 punonjës të zbatimit të ligjit, kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Krimi i Organizuar vijon të jetë shqetësues në Shqipëri dhe kjo edhe prej bashkëpunimit që kriminelët kanë me efektivë të policisë së Shtetit.

“Për të garantuar integritetin e personelit të policisë, në vitin 2023, 72 persona iu nënshtruan vlerësimit periodik dhe kalimtar me vendime që variojnë nga konfirmimi deri te largimi nga postet. Që nga dhjetori 2023, të gjithë oficerët e policisë ishin të detyruar me urdhër të qeverisë të deklaronin nëse përdornin aplikacione specifike të koduara të komunikimit. Mesazhet e koduara nëpërmjet këtyre aplikacioneve kishin treguar një nivel të lartë të infiltrimit kriminal dhe korrupsionit në radhët e policisë. Pas urdhrit të datës 17 qershor 2024 për procesin e verifikimit të integritetit në polici, punonjësit e policisë u detyruan të dorëzonin formularët e plotësuar të vetëdeklarimit brenda datës 30 qershor”.

Ndërkaq, në të njëjtën peshore është vendosur edhe Ligji për Aministinë që u dekretua në prill të këtij viti. Një vendim që mori shumë reagime, veçanërisht nga Opozita duke theksuar se i shkonte për shtat mazhorancës. Raporti cek pikërisht këtë pjesë sensitive, duke treguar se nga ky ligj përfituan afro 400 të burgosur, shumë prej tyre në nivel drejtuesish, nënkryetarë bashkie dhe sekretarë të përgjitshëm. Europianët e shohin si problem këtë dekret të presidentit Begaj teksa shkruajnë:

“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në vitin 2022, 186 persona u dënuan për korrupsion në sektorin publik dhe 7 për korrupsion të nivelit të lartë, ndërsa 298 raste të reja u dërguan në gjykatë për sektorin public. 18 persona u dënuan për korrupsion në sistemin gjyqësor, duke përfshirë ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Në prill 2024, Shqipëria miratoi një ligj që u jep amnisti rreth 700 të burgosurve dhe ul dënimin e mbi 400 individëve, duke përfshirë zyrtarë të nivelit të mesëm, nënkryetarë bashkie dhe sekretarë të përgjithshëm të dënuar për korrupsion. Prej tyre, 40 persona të dënuar nga Gjykatat Speciale për vepra penale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë ishin në objektin e përjashtimit nga vuajtja e dënimit”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i BE-së: Shqipëria nuk ka zbatuar vendimet e Gjykatës Europiane
Artikulli tjetër OKB: Njerëzimi vuan prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.