KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kamala Harris prezanton planin e ri për ekonominë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Kamala Harris prezanton planin e ri për ekonominë
BotaEkonomiPolitike

Kamala Harris prezanton planin e ri për ekonominë

Përditësimi i fundit: 28 Korrik, 2024 5:12 am
147 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Plani i ri i Nënpresidentes amerikane Kamala Harris për ekonominë po paraqitet si një mundësi e mirë, por edhe një rrezik për kandidaten e mundshme për presidente të Partisë Demokrate.

Pak pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga kandidimi një javë më parë, Nënpresidentja Harris filloi të ndërtojë një plan të sajin për ekonominë, duke e vendosur theksin tek dhënia fund e varfërisë për fëmijët, tek fuqizimi i sindikatave, pakësimi i kostove për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin për fëmijët, si dhe në mbrojtje të daljes në pension me dinjitet.

Gjatë fjalimeve në Uiskonsin, Indiana apo Teksas, ajo shmangu përdorimin e fjalës “inflacion”, që ka qenë edhe sfida më e madhe për administratën e Presidentit Biden dhe që e detyroi atë të pranonte vazhdimisht në fjalimet e tij pasojat që po përjetojnë votuesit, ndërsa përballen me shpenzime më të mëdha për ushqimet, karburantin, blerjen e shtëpive dhe makinave.

Nënpresidentja Harris po i jep përparësinë më të madhe asaj që ajo thotë se pritet në të ardhmen.

“Në vizionin tonë për të ardhmen, parafytyrojmë një vend ku çdo person ka jo vetëm mundësinë që t’ia dalë mbanë, por që t’ia dalë me sukses – një të ardhme ku asnjë fëmije nuk i duhet të jetojë në varfëri, ku çdo i moshuar mund të dalë në pension me dinjitet dhe ku çdo punëtor është i lirë të bëhet pjesë e një sindikate”, tha Nënpresidentja Harris të enjten ndërsa fliste për Federatën e Mësuesve Amerikanë.

Por, republikanët vepruan me shpejtësi duke u përpjekur të fajësojnë zonjën Harris për inflacionin, për të cilin deri vonë fajësonin Presidentin Biden. Ata po theksojnë ndikimin në rritje të çmimeve të larta nën drejtimin e administratës demokrate.

Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë se çmimet e mallrave të konsumit janë rritur me 19.2 për qind që kur Presidenti Biden mori detyrën, ndërsa të ardhurat mesatare janë rritur me 16.9 për qind.

Drejtuesit republikanë po thonë tashmë haptazi se Nënpresidentja Harris ka përgjegjësi për inflacionin, pa dhënë detaje të mëtejshme se si ia arriti kësaj, përtej vetëm faktit se është Nënpresidente e vendit.

“Nënpresidentja Harris ka përgjegjësi për historikun e kësaj administrate”, tha drejtuesi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell. “Gjurmët e saj gjenden përgjatë gjithë dështimeve të katër viteve të fundit”.

Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë që kanë punuar me zonjën Harris janë shprehur në intervista se nuk mendojnë që kritikat për inflacionin do të prekin kandidimin e saj, pasi për shumë votues ajo përfaqëson një zë të ri, pas gati tetë viteve me ish-Presidentin Trump apo me Presidentin Biden në Zyrën Ovale.

Duket se është tashmë momenti i duhur që zonja Harris të ravijëzojë politikat e saj për çështjet ekonomike.

Disa nga zyrtarët thanë se ka gjasa që zonja Harris t’i përmbahet propozimit të Presidentit Biden për buxhetin e vitit 2025 dhe planeve për rritur taksat ndaj korporatave në 28 për qind, nga niveli 21 për qind që u përcaktua gjatë reformës së taksave nga ish-Presidenti Trump.

Dalja e saj si kandidate e mundshme demokrate për presidente përkoi edhe me disa lajme pozitive për ekonominë.

Departamenti i Tregtisë njoftoi të enjten se rritja vjetore e ekonomisë ishte në 2.8% gjatë tremujorit të dytë. Të premten, Departamenti njoftoi se inflacioni i matur nëpërmjet shpenzimeve të konsumit personal u lehtësua në 2.5 për qind, ndërsa tregjet financiare presin që në shtator Rezerva Federale të vendosë për uljen e normës së interesit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hezbollahu godet me raketa Izraelin, të paktën 11 adoleshentë e të rinj të vrarë
Artikulli tjetër Trump përpara, në sondazhet e fundit, përballë Harris

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.