KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të huajt “ekzotikë” në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të huajt “ekzotikë” në Shqipëri
AnalizeFokusKryesoreSociale

Të huajt “ekzotikë” në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:35 pm
368 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Statistikat e INSTAT për hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri publikohen në mënyrë periodike sipas vendeve të origjinës, por jo të gjitha shtetet paraqiten individualisht. Krahas vendeve kryesore europiane dhe rajonale, një pjesë e konsiderueshme e hyrjeve grupohen nën kategorinë e përgjithshme “Vende të tjera të Botës”, pa detaje të mëtejshme).  Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se kjo kategori nuk është aspak margjinale. Në vitin 2025 janë regjitruar gjithsej 153,781 hyrje nga vendet e tjera.

“Scan Intel” ka siguruar të dhënat nga “INSTAT” për kategorinë “Vende të tjera të Botës”, ku fshihen dhjetëra shtete nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine, me një numër hyrjesh që në disa raste kalon disa mijëra vizitorë në vit.

Në krye të listës qëndron Nigeria, me 11,877 hyrje në vitin 2024 dhe 15,192 në vitin 2025, duke u renditur si vendi jo-europian me fluksin më të lartë në këtë kategori. Pas saj vijnë Filipinet, Maroku, Meksika, Kolumbia dhe Japonia, secila me mijëra hyrje vjetore. Vetëm nga këto gjashtë shtete janë regjistruar mbi 50 mijë hyrje në vit, një shifër që i kalon flukset nga disa vende europiane të raportuara individualisht në statistikat zyrtare.

Lista përfshin edhe një numër të konsiderueshëm shtetesh afrikane, si Algjeria, Tunizia, Afrika e Jugut, Zimbabve, Gana, Kenia dhe Kameruni. Vetëm nga Zimbabvet, hyrjet janë më shumë se dyfishuar nga viti 2024 në 2025.

Nga Azia, përveç vendeve të njohura si Japonia, Koreja e Jugut dhe Kazakhstani, shfaqen edhe shtete më pak të lidhura tradicionalisht me Shqipërinë si Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka, Vietnami, Indonezia dhe Tajlanda. Edhe pse numrat nuk janë masivë, prania e tyre është e vazhdueshme.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një prani të dukshme nga Amerika Latine, përfshirë Perunë, Kilin, Uruguajin, Ekuadorin, Guatemalën, Kubën dhe Venezuelën. Në disa raste, hyrjet arrijnë mbi dy mijë vizitorë në vit, një shifër jo e zakonshme për tregje kaq të largëta gjeografikisht.

Nga Lindja e Mesme, përveç vendeve tashmë të njohura si Emiratet e Bashkuara Arabe, shfaqen edhe Kuvajti, Jordania, Libani, Bahreini, madje edhe shtete në konflikt si Siria dhe Iraku.

Por cilat nga këto shtete “ekszotike” është parë rritja më e lartë e hyrjve?

Rritjet më të forta vjetore të hyrjeve në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, vërehen kryesisht te shtete jo tradicionale për flukset drejt Shqipërisë. Zimbabve shënon rritjen më të lartë relative, me 120.3%, e ndjekur nga Vietnami me 79.2%, Jordania me 78.7%, Gana me 75.9% dhe Siria me 71.9%. Rritje regjistrohen gjithashtu nga Tunizia me 69.3%, Kameruni me 69.7%, Qiproja me 68.2% dhe Kenia me 62.4%. Në të kundërt, disa shtete shënojnë rënie të fortë, si Kuvajti me 57.3% dhe Bahreini me 55.0%.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në 2025-ën, mesatarisht 4 aksidente rrugore në ditë
Artikulli tjetër Mbyllet zyrtarisht KF Luftëtari

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Leksione se si ulen çmimet
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.