KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët iranianë protestojnë kundër Qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Studentët iranianë protestojnë kundër Qeverisë
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Studentët iranianë protestojnë kundër Qeverisë

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2026 10:29 am
374 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë kanë organizuar protesta antiqeveritare në disa universitete, sipas videove të publikuara online, që janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë.

Protestat e reja janë të parat që kur autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë shtypjes së paprecedent të protestave mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal të Iranit muajin e kaluar.

Trazirat e reja vijnë në kohën kur Irani po përballet me mundësinë e një veprimi ushtarak nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejme ndaj protestuesve dhe ka kërcënuar se do ta godasë Republikën Islamike për shkak të refuzimit të saj që të heqë dorë nga programi bërthamor.

Dhjetëra studentë zhvilluan protesta më 23 shkurt në të paktën katër universitete në kryeqytetin iranian, Teheran, përfshirë Universitetin Al-Zahra, Universitetin e Teheranit, Universitetin e Teknologjisë Sharif dhe Universitetin e Teknologjisë Amir Kabir.

Video në rrjetet sociale shfaqën studentet në Universitetin Al-Zahra duke brohoritur: “Ky është viti i gjakut. Sayed Ali do të rrëzohet”, duke iu referuar liderit suprem ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkaq, video të tjera shfaqën studentë në Universitetin e Teheranit duke brohoritur: “Grua, jetë, liri”, një referencë për protestat mbarëkombëtare të vitit 2022, që u nxitën nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim, e cila akuzohej nga autoritetet iraniane se kishte shkelur ligjin për hixhabin.

Protestat e reja përkojnë me fillimin e semestrit të ri universitar dhe me qindra ceremoni që janë mbajtur në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar për të përkujtuar viktimat e vrara gjatë shtypjes së protestave masive në janar.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, të paktën 7.000 persona u vranë gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit të vitit 2025, edhe pse besohet se numri real i të vdekurve është shumë më i lartë.

Shumica e vrasjeve raportohet se ndodhën midis 8 dhe 10 janarit, kur konsiderohet se ishte kulmi i shtypjes.

Këto protesta ishin ndër më të mëdhatë në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Protestat e reja në Teheran po zhvillohen teksa SHBA-ja vazhdon të kërcënojë me sulme Iranin për shkak të programit të tij të kontestuar bërthamor, pavarësisht disa rundesh të negociatave indirekte.

Trump ka dërguar në rajon dy aeroplanmbajtës me avionë luftarakë dhe bombardues, si dhe forca mbështetëse janë parë duke fluturuar drejt bazave ajrore në Lindjen e Mesme.

Në shfaqjen më të madhe të raportuar të kundërshtimit në kryeqytet që nga shtypja vdekjeprurëse e muajit të kaluar, studentët iranianë duke brohoritur slogane antiqeveritare u përballën me forcat e sigurisë jashtë Universitetit të Teknologjisë Sharif më 21 shkurt. Tubime të ngjashme u raportuan edhe në universitete të tjera.

Më 22 shkurt, studentët u përballën me ushtarë nga Basiji, një forcë vullnetare paramilitare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtypjen e protestave politike në të kaluarën, jashtë Universitetit të Teknologjisë Amir Kabir.

Studentët dëgjoheshin duke brohoritur slogane antiqeveritare, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale. Të tjerë u panë duke valëvitur flamurin kombëtar iranian.

Universitetet në Teheran shpesh kanë qenë skenë e protestave studentore që kanë ndodhur që nga revolucioni i vitit 1979, dhe që kanë rezultuar në shtypje brutale nga forcat e sigurisë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse
Artikulli tjetër Opozita polake nuk dëshiron fonde të BE për mbrojtjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.