KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës
AktualeAnalizeBotaKryesorePolitike

Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2026 10:39 am
375 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Bordi i Paqes tashmë ka zyrtarisht faqen e tij të webit, duke shënuar një hap të ri në përpjekjet për krijimin e një arkitekture më efektive të paqes në nivel ndërkombëtar.

Të 28 shtetet themeluese të këtij organizmi të ri shfaqen aty së bashku me flamujt përkatës, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. Qasja që përcillet në deklaratën e themelimit të Bordit është ajo e pragmatizmit, me theksin tek fakti që paqja e qëndrueshme kërkon gjykim racional, por edhe veprime që sjellin rezultate konkrete, ndryshe nga sa ka ndodhur shpesh me qëndrimet e institucioneve.

Sipas dokumentit, paqja afatgjatë ndërtohet duke fuqizuar qytetarët për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tyre, si dhe përmes partneriteteve të qëndrueshme, të orientuara drejt rezultateve dhe të bazuara në ndarjen e barrës dhe përgjegjësive. Gjithashtu, theksohet nevoja për një trupë ndërkombëtare më fleksibile dhe më efektive në fushën e paqebërjes, duke kritikuar qasjet që krijojnë varësi të vazhdueshme dhe institucionalizojnë krizën në vend që ta zgjidhin atë.

Sipas njoftimit, palët themeluese janë zotuar të krijojnë një koalicion shtetesh të gatshme për bashkëpunim praktik dhe veprim efektiv, përmes miratimit të Kartës së Bordit të Paqes. Kjo e fundit duket se në fakt synon një fushëveprim të gjerë. Gaza aty nuk përmendet, duke i lënë vend ambicies globale të këtij organizmi për të zgjidhur konfliktet. Ekspertë të ndryshëm thonë se i mbështesin ambiciet e Bordit përtej Gazës, me kusht që ato të çojnë në një reduktim të konflikteve.

Në mesin e 28 shteteve themeluese të paraqitura në webfaqe janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe disa vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA/ Stuhia dimërore ‘paralizon’ bregun lindor
Artikulli tjetër Air Force One ndryshon pamjen pas 60 vitesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.