Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës.
Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII. Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar.
ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë.
Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren akset rrugore Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.
Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin është shembur dhe është bërë e pakalueshme që nga data 21 shkurt 2026. “Izolimi” i juglindjes ka çuar në akuza të ndërsjellta mes palëve politike.
Marrë nga Americaneye.al