Ulsi Manja ka deklaruar se Belinda Balluku nuk ka penguar asnjëherë hetimet e SPAK në lidhje me të. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka theksuar se pretendimi i SPAK se Balluku mund të prishte provat apo te intimidonte dëshmitarët ka rënë, pasi ajo nuk është më anëtare e kabinetit.
Po ashtu Manja ka nënvizuar se mbi Ballukun nuk ka asnjë akuza për pengim të drejtësisë.
”Ne si anëtarë të mazhorancës arrijhmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigrimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arresti në burg apo në shtëpi”, tha Manja.
Marrë nga Dosja.al