KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Madam Dështimi/ Kokonës i rrëzohen të gjitha projektet e stadiumeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Madam Dështimi/ Kokonës i rrëzohen të gjitha projektet e stadiumeve
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Madam Dështimi/ Kokonës i rrëzohen të gjitha projektet e stadiumeve

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2026 10:29 am
100 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ajo që një vit më parë u prezantua me entuziazëm si “Rilindja e Infrastrukturës Sportive”, sot po mbyllet në heshtje burokratike. Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka publikuar së fundmi njoftime për anulimin zyrtar të tre procedurave për përzgjedhjen e partnerëve privatë për ndërtimin e stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Në dokumentet zyrtare të publikuara nga Korporata, të konsultuara nga ekofin.al, arsyeja është e njëjtë për të tri projektet: nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar për dorëzimin e ofertave.

Thirrjet për këto projekte u hapën në korrik 2025 dhe afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte 30 shtatori i po atij viti. Megjithatë, vetëm tani, disa muaj më vonë, është bërë publik zyrtarisht fakti që procedurat kanë dështuar.

Në praktikë, kjo do të thotë se tri nga projektet më të bujshme të në fushën e infrastrukturës sportive nuk arritën të tërheqin as edhe një investitor të vetëm.

Projekti që premtoi stadiume futuriste

Plani u prezantua si një transformim i madh urban për tri qytete kryesore të vendit: stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, stadiumi “Flamurtari” në Vlorë dhe stadiumi “Skënderbeu” në Korçë.

Qeveria organizoi një konkurs ndërkombëtar arkitekture dhe shpalli fitues studio prestigjioze ndërkombëtare. Konceptet e prezantuara synonin të shkonin shumë përtej një stadiumi tradicional, duke krijuar komplekse të mëdha urbane me kulla banimi, hotele, hapësira tregtare dhe parqe publike.

Modeli ekonomik ishte ai i përdorur për stadiumin “Air Albania” në Tiranë: shteti ofron tokën dhe të drejtat zhvillimore, ndërsa privati financon ndërtimin e stadiumit duke përfituar nga zhvillimi imobiliar përreth.

Në teori, formula dukej e thjeshtë. Në praktikë, rezultoi e pazbatueshme.

Asnjë investitor, asnjë ofertë

Dokumenti i anulimit i publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare për stadiumin e Durrësit e thotë shqip: procedura u anulua pasi nuk u paraqit asnjë aplikant. E njëjta formulë përsëritet edhe për Vlorën dhe Korçën.

Pra, tri projekte të prezantuara si investime strategjike për qytetet kryesore të vendit nuk arritën të zgjojnë interesin e tregut.

Kjo thekson hendekun mes retorikës dhe realitetit ekonomik të këtyre projekteve.

Pse dështoi modeli i stadiumeve

Dështimi nuk lidhet me mungesën e kapitalit në tregun shqiptar, por me matematikën e thjeshtë financiare.

Modeli i përdorur funksionoi në Tiranë për një arsye të qartë: vlera e pasurive të paluajtshme në kryeqytet është shumë më e lartë dhe tregu absorbon shpejt zhvillime të mëdha rezidenciale apo tregtare.

Në qytete si Durrësi, Vlora apo Korça, situata është ndryshe.

Ndërtimi i një stadiumi modern me standarde europiane kërkon dhjetëra milionë euro investim. Ky investim duhet të rikuperohet nga zhvillimet imobiliare përreth. Por tregjet lokale nuk kanë kapacitetin për të absorbuar shpejt volume të mëdha ndërtimi me çmime që justifikojnë një projekt të tillë.

Për investitorët privatë, rreziku është shumë i lartë: stadiumi vetë nuk gjeneron të ardhura të mjaftueshme dhe kostoja e tij mbetet një barrë që duhet kompensuar nga pjesa komerciale e projektit.

Në mungesë të garancive shtetërore apo një forme bashkëfinancimi publik, projekti thjesht nuk rezulton ekonomikisht i leverdishëm.

Arkitektura spektakolare, ekonomia zero

Ironia e gjithë kësaj historie është se projektet arkitekturore u prezantuan me shumë bujë.

Studioja belge 51N4E fitoi konkursin për stadiumin e Durrësit me një koncept që e shndërronte kompleksin në park urban të hapur.

Studioja belge XDGA propozoi një projekt avangardë për stadiumin e Vlorës, të integruar me hoteleri dhe zhvillime luksi.

Ndërsa studioja daneze CEBRA projektoi për Korçën një kompleks sportiv të integruar me natyrën dhe urbanistikën e qytetit.

Sot, këto projekte mbeten vetëm rendera 3D dhe makete arkitekturore, pa asnjë investitor që të marrë përsipër ndërtimin.

Dështimi që u pranua me vonesë

Një tjetër element problematik është mënyra si u komunikua ky zhvillim.

Afati për ofertat përfundoi në fund të shtatorit 2025, por vetëm tani janë publikuar njoftimet e anulimit të procedurave nga ana e Korporatës.

Në vend të një transparence të menjëhershme për mungesën e interesit nga tregu, procesi u la në heshtje për muaj të tërë.

Ndërkohë, në komunikimet zyrtare dhe materialet promocionale, thirrjet për investitorë vijonin të paraqiteshin si projekte “të hapura” ose “në vazhdim”.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pagat/ Të gjithë duan të punojnë në shtet

95% e Evropës përjetoi temperatura mbi mesataren në 2025-ën

BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025-ën, mungesa e punonjësve të aftë

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së fundit të luftës me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania vendos standarde të rrepta për integrimin e Shqipërisë
Artikulli tjetër Federata Polake vendos shpërblimin rekord para ‘Play-Off’-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Analize Kryesore Politike Rajoni Sociale 29 Prill, 2026
Krimi kibernetik po bëhet më i sofistikuar
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, për apartamentet
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.