Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vënë në dukje se evropianët janë konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në botë, si rrjedhim edhe më të rrezikuarit nga sëmundjet që shkakton alkooli. Përdorimi i pijeve alkoolike ka kontribuar në rritjen e rasteve të kancerit kolorektal, ku 39% e rasteve të këtij kanceri tek meshkujt lidhen me alkoolin.
Normalizimi i përdorimit të alkoolit në jetën e përditshme ka rezultuar fatal për 59.000 persona në vitin 2019 dhe për 60.000 persona në vitin 2020. Të dhënat tregojnë se të rriturit në Evropë konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool për person, duke e renditur rajonin me nivelin më të lartë në botë. Përdoruesit më të mëdhenj janë meshkujt, të cilët konsumojnë katër herë më shumë sesa femrat.
Kanceri kolorektal është një lloj kanceri që zhvillohet në zorrën e trashë (kolon) ose në rektum, pjesë të sistemit tretës. Ai zakonisht fillon si polipe të vogla jo kancerogjene në mukozën e zorrës, të cilat me kalimin e kohës mund të shndërrohen në tumore malinje.
Faktorët e rrezikut përfshijnë dietën e pasur me yndyra dhe mish të përpunuar, konsumimin e alkoolit, duhanpirjen, mbipeshën dhe mungesën e aktivitetit fizik. Zbulimi i hershëm përmes kontrolleve mjekësore rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit të suksesshëm.
Marrë nga BBC