KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-drejtori i koncesionarit të sterilizimit fiton tender nga kompania shtetërore e sterilizimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ish-drejtori i koncesionarit të sterilizimit fiton tender nga kompania shtetërore e sterilizimit
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

Ish-drejtori i koncesionarit të sterilizimit fiton tender nga kompania shtetërore e sterilizimit

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 10:48 am
48 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Paradokset në këtë vendin tonë të vogël s’kanë të sosur, megjithëse propaganda shtetërore bën të kundërtën, duke tentuar t’u hedhë hi syve shqiptarëve, se s’ka korrupsion dhe se mazhoranca po bën të pamundurën për ta luftuar.

Rasti i fundit vjen nga një tjetër kompani e re shtetërore, e cila para disa muajsh mori në dorë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, të dhënë me koncesion para 10 vitesh nga qeveria e tanishme, koncesion i cili u hetua dhe aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Posaçme, ku nën akuzë janë vënë ish-ministra, zyrtarë dhe përfaqësues të firmës.

Pas përfundimit të afatit të koncesionit, sterilizimi u shtetëzua dhe u krijua një firmë shtetërore, e cila mori në dorë të gjithë procesin, teksa në muajt e parë të funksionimit kjo shoqëri ka hapur dhjetëra tendera, pasi situata në atë shërbim ishte lënë “gropë” nga kompania koncesionare Sani Service.

Për ironi të fatit, një prej tenderëve të analizuar dhe hulumtuar nga Vox News është fituar nga një ish-drejtor i firmës koncesionare të sterilizimit, duke hedhur hije të mëdha dyshimi se, megjithëse shtetëzimit, paratë po shkojnë në të njëjta duar.

Skandali thellohet më tej për shkak se Operatori i Shërbimit të Integruara të Sterilizimit nuk ka bërë procedurë normale, ku firmat të merrnin pjesë dhe të bënin oferta, por ka negociuar me firmën e ish-drejtorit të kompanisë koncesionare.

Vox News ka siguruar ekskluzivisht dokumente të kësaj procedure, ku rezulton se firma “GAMASERVICE” ka marrë në “tavolinë” qindra mijëra euro nga vetë shteti. Pronar i kësaj kompanie është z. Artan Lleshi, i cili më parë ka qenë një nga drejtorët më të mëdhenj të kompanisë “Sani Service”, e cila për 10 vite me radhë arkëtoi miliona euro nga buxheti i shtetit dhe nxori bilance negative.

Kjo firmë, pra e z. Lleshi negocioi me OSHIS, për procedurën me objekt “transport i seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve të buta sterile, materialeve të buta jo sterile, transport i mbetjeve të rrezikshme spitalore që krijohen nga seti i personalizuar”. Fondi limit i kontratës ishte 24,000,000 lekë pa TVSH, ndërkohë që kohëzgjatja është vetëm 3 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

Kompania e Gameservice, sipas dokumenteve që disponon Vox News, ofroi në këtë tender shumën prej 23,700,000 lekë, ndërkohë që firma është vënë nga drejtoresha e OSHIS Arisa Cane.

Vox News ka mësuar se emri i pronarit të kompanisë që fitoi këtë tender, Artan Lleshi, figuron edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, që ka dërguar në gjykatë, ku nën akuzë është ish-ministri Ilir Beqaj dhe Klodjan dhe Ilir Rrapaj.

Mësohet se, Lleshi ka qenë një nga shokët e zyrtarëve shtetërorë që janë nën akuzë, madje shok kase edhe me Ilir Rrapajn, në vitin 1994. Lleshi, sipas SPAK-ut, është drejtor në kompaninë koncesionare “Sani Service” që nga krijimi i saj.

Prokuroria ka faktuar se, midis firmës koncesionare dhe “Gameservice” janë bërë transaksione në periudhën prill 2020 dhe dhjetor 2021. Ironia e fatit qendron se, Lleshi ka fituar para’ si nga kompania koncesionare ashtu edhe nga ajo shtetërore e sterilizimit, duke faktuar se paratë vijojnë të shkojnë te të njëjtat duar.

Disa ditë më parë, Vox News denoncoi se kompania shtetërore që mori në dorë sterilizimin ka bërë me dhjetëra tendera, ku pjesa më e madhe e tyre është bërë me negocim. Në total, sipas përllogaritjeve të redaksisë sonë, Ministria e Shëndetësisë do të shpenzojë 481.378.506 lekë, ose rreth 5 milionë euro.

96 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro, do të shkojnë për transportin e seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve të buta. Kërkohet edhe transport i mbetjeve të rrezikshme spitalore. Një shumë prej 216 milionë lekësh, ose 2.2 milionë euro, do të shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore sterile, veshje sterile salle dhe materiale të ngjashme njëpërdorimshme në sallat kirurgjikalë. Një shumë prej 6 milionë lekësh do të shkojë për të pastruar centralesh. Ndërkohë, 82 milionë lekë do të shkojnë sërish për blerjen e materialeve mjekësore sterilë, veshje sterile.

Pak muaj më parë, Vox News publikoi dokumente që firma koncesionare e sterilizimit në vitet e fundit të operimit të saj, do të deklaronte një xhiro vjetore prej 18 milionë eurosh nga shteti. Koncesioni është finalizuar në muajin dhjetor 2015, ku ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2023, SPAK-u lëshoi 8 urdhër arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara. Madje, hetimet zbuluan se mungonte nga arkiva edhe kontrata origjinale e koncesionit. Nga hetimet rezultoi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkitë lënë 300 milion euro investime të parealizuara, thuajse 60% e planit
Artikulli tjetër KLSH gjeti 273 milionë euro dëm ekonomik gjatë vitit 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.