KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 11:00 am
73 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vangjel Tavo ka nisur sezonin e tenderëve në Bashkinë Himarë, nën argumentin e përgatitjes për çeljen e sezonit turistik në jug të vendit. Siç do të shpjegojmë më poshtë bazuar në dokumentet që ka konsultuar skyweb.al, bëhet fjalë për një seri aktivitetesh festive, që mbështeten me fonde publike të konsiderueshme dhe që rikthejnë një model të njohur të shpenzimit të parave të taksapaguesve për tarafin e kryetarëve.

Pas precedentit të vitit të kaluar, ku aktivitete të ngjashme për çeljen e sezonit u shoqëruan me kontrata të majme, dhënë prodhuesve të patateve nga Velçani i Pogradecit që përfituan rreth 120 milion lekë për organizime me karakter më shumë argëtues sesa turistik, këtë vit skema duket se po përsëritet.

Në total, vetëm për tre tenderët e parë të këtij sezoni, Bashkia Himarë ka vënë në dispozicion rreth 24 milion lekë me TVSH, të shpërndara në aktivitete të përkohshme, pa asnjë investim të qëndrueshëm.

Sìç ka parë skyweb.al, tenderi i parë është hapur tashmë dhe ka si objekt “Organizim aktiviteti Dron Art”, një shfaqje ajrore me dronë në kuadër të festës së Pashkëve. Fondi limit për këtë aktivitet është 3,333,333 lekë pa TVSH, që shkon në rreth 4 milion lekë me TVSH.

Sipas dokumenteve të tenderit, aktiviteti konsiston në një spektakël ajror me të paktën 400 dronë, të sinkronizuar me muzikë dhe me një kohëzgjatje prej vetëm 10 deri në 15 minutash.

Kjo do të thotë se miliona lekë publike do të përdoren për një event të shkurtër vizual, pa ndikim afatgjatë dhe pa asnjë investim të qëndrueshëm për zonën.

Në thelb, bëhet fjalë për një aktivitet simbolik, që synon më shumë efekt vizual dhe propagandistik sesa zhvillim real turistik, ndërsa kërkesat teknike dhe specifikimet e detajuara sugjerojnë një tender të strukturuar në mënyrë që kufizon konkurrencën.

Në të njëjtën linjë, tenderi i dytë për organizimin e çeljes së sezonit turistik parashikon një fond prej 9,800,000 lekë pa TVSH, ose rreth 12 milion lekë me TVSH. Edhe pse prezantohet si një festival i gjerë me muzikë, sport dhe kulturë, thelbi i tij është i përqendruar te panairet dhe ushqimi në rrugë, demonstrimet e gatimit dhe përfshirja e operatorëve privatë.

Në praktikë, ky tender krijon një mekanizëm të drejtpërdrejtë për shpërndarjen e fondeve publike drejt bizneseve pjesëmarrëse, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë konsumimi salcicesh, makaronash e patatesh të skuqura.

Fituesi i tenderi në fjalë dyshohet se është paracaktuar sipas argumenteve që i janë paraqitur KPP-së për procedurën në fjalë, të cilën do ta trajtojmë në një raportim tjetër.

Ky model është i njohur. Një vit më parë, tenderi për të njëjtin aktivitet përfundoi në duart e një bashkimi kompanish ku përfshihej edhe një shoqëri bujqësore nga Velçani i Pogradecit, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e farës së patates.

Tenderi u fitua me 99.9% të fondit limit dhe u shënua me “flamur të kuq” për mungesë gare reale, ndërsa përfitues rezultuan subjekte pa profil të drejtpërdrejtë në organizimin e eventeve, lidhje e njerëzve pranë kryetarit. Në këtë sfond, struktura e tenderit të këtij viti duket se ndjek të njëjtën logjikë, duke krijuar hapësira për përfitues të përzgjedhur përmes aktiviteteve të shpërndara dhe të vështira për t’u monitoruar në mënyrë të qartë duke përsëritur skemën e vjetshme.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë kostot janë zgjeruar edhe më tej përmes një tenderi të tretë, me objekt “Shërbime mbështetëse për aktivitetin”, me një fond prej 6,866,667 lekë pa TVSH, ose rreth 8.2 milion lekë me TVSH.

Ky tender nuk lidhet me aktivitete konkrete për publikun, por me gjithë mekanizmin që i shoqëron ato: skena, pajisje audio dhe video, prodhim përmbajtjeje, promovim, rrjete sociale dhe materiale promocionale.

Pra, përveç parave për spektaklin dhe për ushqimin, shtohen edhe miliona lekë të tjera për ta prodhuar dhe shpërndarë imazhin e këtij aktiviteti.

Në total, rreth 24 milion lekë me TVSH shpenzohen për një event 3-ditor, ku përfshihet një spektakël 15-minutësh me dronë, panaire ushqimi dhe një paketë e plotë propagandistike.

Në këtë panoramë, mbetet e paqartë nëse këto fonde po përdoren për të ndërtuar një ofertë turistike të qëndrueshme për Himarën, apo për të përsëritur një model shpenzimesh afatshkurtra, ku përfitimet reale mbeten të përqendruara te një rreth i kufizuar operatorësh me lidhje me kryetarin.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Ligj me porosi” edhe për Jared Kushner?
Artikulli tjetër Irani kërkon 2 milion USD “gjobë” për çdo çisternë, që kalon në Hormuz

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.