KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjysma e të punësuarve me pagë 54.3 mijë lekë në muaj, në fund të 2025-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjysma e të punësuarve me pagë 54.3 mijë lekë në muaj, në fund të 2025-ës
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Gjysma e të punësuarve me pagë 54.3 mijë lekë në muaj, në fund të 2025-ës

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 9:44 am
40 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mungesa e punonjësve ka shtuar presionet në tregun e punës sidomos pas pandemisë duke nxitur rritjen e pagave si në sektorin shtetëror dhe në atë privat.

Kjo rritje vlen edhe për pagën mediane, e cila arriti në 66,545 lekë bruto në muaj dhe 54,341 neto.  Kjo do të thotë se 50% e shqiptarëve të punësuar fitojnë më pak se kjo vlerë dhe 50% e tjerë fitojnë më shumë.

Në fakt paga mediane është treguesi më i saktë se çfarë fiton një qytetar i zakonshëm, ndryshe nga paga mesatare që shpesh fryhet nga pagat shumë të larta të një pakice.

Ndërmjet 2022 dhe 2025 paga mediane është rritur me rreth 48%, e nxitur kryesisht nga rritja e fortë e pagës minimale në këtë periudhe që ka ndikuar medianën e pagave të ulëta.

Ecuria e pagave ka ndjekur një trajektore rritëse të vazhdueshme, por me ritme që u përshpejtuan ndjeshëm pas vitit 2023. Gjatë vitit 2022, rritja e pagës mediane ishte më e moderuar, duke u mbyllur në nivelin e 48,940 lekëve. Megjithatë, viti 2023 shënoi një pikë kthesë, ku për herë të parë mediana kapërceu pragun psikologjik prej 50,000 lekësh, kryesisht prej rritjes së pagës minimale zyrtare në 40 mijë lekë.

Ky moment ka vijuar edhe përgjatë vitit 2024, periudhë në të cilën pagat u stabilizuan mbi 58,000 lekë, për të kulmuar në vitin 2025 me kapërcimin e pragut prej 60,000 lekësh. Vetëm gjatë vitit të paga mediane u rrit me mbi 5,000 lekë, duke dëshmuar për një reagim të tregut  ndaj mungesës së fuqisë punëtore.

Nëse për punonjësit ky është një lajm pozitiv disa sektorët me vlerë të shtuar të ulët, si industria fason apo shërbimet bazë, po përballen me vështirësi për të ruajtur normat e fitimit prej faturës në rritje të kostove të punës, e cila tashmë po diktohet nga tregu dhe jo vetëm nga vendimet administrative për pagën minimale.

Gjithsesi Shqipëria ende karakterizohet nga një nivel i lartë informaliteti në deklarimin e pagave reale në sektorin privat. Për të shmangur detyrimet fiskale mbi pagën ende në disa sektorë të tillë si ndërrimi janë konsideruar me rrezik të lartë në deklarimin pagës reale. Edhe pse shpesh pagat janë më të larta se niveli minimal, sigurimet paguhen me nivelin minimal të miratuar nga qeveria.

Ekonomia shqiptare ende dominohet nga sektorë që janë të bazuar në krahun të punës, ndaj pagat po shihen si një mjet për ruajtur bazën e prodhimit apo shërbimeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA nis deportimin e emigrantëve në Kosta Rika, mes tyre edhe shqiptarë
Artikulli tjetër Fitimet e bizneseve u ulën në 2024-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.