KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kalvari i pambarimtë për hapjen e Autostradës Tiranë–Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kalvari i pambarimtë për hapjen e Autostradës Tiranë–Durrës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kalvari i pambarimtë për hapjen e Autostradës Tiranë–Durrës

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 10:59 am
33 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sezoni turistik është në prag, fushata për turizmin do të nisë nga qeveria, bashkitë e mediat së shpejti, por turistëve, veç pushimeve, do t’u duhet të jenë kreativë për mënyrën se si do të udhëtojnë, pasi hyrja dhe dalja drejt Tiranës nuk është premtuese!

Ndërsa për ata që jetojnë në Shqipëri, autostrada Tiranë–Durrës vijon të mbetet një “makth”. Çdo ditë ky aks përballet me trafik të rënduar, devijime të njëpasnjëshme dhe premtime të pambajtura për hapjen dhe qarkullimin normal të kësaj rruge lidhëse dhe tejet të rëndësishme të infrastrukturës.

Çfarë u premtua?

Në shtator të vitit 2024, ministrja e asaj kohe, Belinda Balluku, lajmëroi se do të niste një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend: zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës.

Ky aks përballon çdo ditë mijëra automjete dhe prej vitesh konsiderohet i tejmbushur, ndërsa vitet e fundit ka pësuar dëmtime të shumta. Premtimi i parë ishte shpejtësia, pikërisht për shkak të rëndësisë së këtij aksi. Së pari, u premtua se 6 kilometrat e parë do të përfundonin brenda shtatorit 2025. Madje, deklaratat e para lanë të kuptohej se dorëzimi mund të ndodhte edhe më herët, brenda të njëjtit vit. Por, si në shumë projekte të tjera publike, sidomos në infrastrukturë, premtimi u shty.

Teksa punimet avancuan në terren, afatet filluan të ndryshojnë. Nga një dorëzim i parashikuar për shtatorin e vitit 2025, u premtua që në fund të vitit këto 6 kilometra do të përfundonin.

Segmenti Casa Italia–Rinas, deri te hyrja në autostradën e re Kashar–Thumanë, do të lironte një nyje shumë të rëndësishme që lidhet me veriun e vendit, por edhe do të ndihmonte trafikun që shkon drejt Durrësit dhe më tej drejt jugut të vendit. Megjithatë, edhe këtë herë, ky premtim nuk u mbajt.

Ndërkohë, institucionet iu rikthyen asaj që ishte shkruar në kontratë. Sipas planit zyrtar, faza e parë e projektit parashikohet të përfundojë në maj të vitit 2026, ndërsa faza e dytë në shtator të po atij viti. Pra, nga një projekt që u komunikua fillimisht si i shpejtë dhe me rezultate të prekshme brenda një viti, afati u zhvendos në një kohë më të gjatë, duke mos pasur prioritetin që u premtua.

Pezullimi nga detyra i ministres Balluku la mënjanë edhe premtimet për hapjen e këtij aksi, së paku të 6 km-ve të para. Ndërsa për aksin e plotë Tiranë–Durrës, nëse do të vijojë me këto ritme, përfundimi i tij duket ende shumë larg.

Muajve të fundit, deklaratat për hapje të pjesshme janë bërë të shpeshta. Herë është folur për një inaugurim brenda javëve, ose së paku…

Kjo situatë ka bërë që qytetarët të përballen prej kohësh me një rrugë në punime, devijime të shumta, trafik të rënduar dhe pasiguri në lëvizje, duke komplikuar funksionimin normal të ditës.

Përkeqësimi i afateve ndikohet edhe nga volumi i lartë i trafikut, i cili ka vështirësuar ritmin e punimeve, ndërsa ndërhyrjet teknike, përfshirë ndërtimin e urave dhe zgjerimin e korsive, kanë kërkuar më shumë kohë sesa ishte parashikuar. Në një aks që nuk mund të mbyllet plotësisht, çdo ndërhyrje bëhet më e ndërlikuar.

Metodat për të punuar natën, siç ndodh në vendet e BE-së, në Shqipëri nuk aplikohen. Megjithatë, përtej arsyeve teknike, ajo që bie në sy është mosmbajtja e premtimeve dhe mungesa e prioritetit për një aks me këtë rëndësi.

Premtimet fillestare krijuan pritshmëri për një projekt që do të sillte lehtësim të shpejtë të qarkullimit, por shtyrja ka sjellë jo vetëm kosto të drejtpërdrejta monetare për qytetarët, por edhe më shumë kohë në trafik, më shumë stres dhe më pak besim te afatet e shpallura.

Sot, në pranverën e vitit 2026, projekti mbetet ende në proces. Hapja e një segmenti të parë vijon të premtohet, por historia e deritanishme tregon se çdo afat duhet marrë me rezervë. Madje, premtimet janë përsëritur edhe nga ministri i ri i Infrastrukturës.

Enea Karakaçi zhvilloi dje një inspektim në këtë aks.

“Brenda javës së parë të muajit maj, ky lot i segmentit do të hapet plotësisht. Ky aks ka rëndësinë e tij për lidhjen e portit të Durrësit me Morinën dhe për lidhjen mes Veriut me hyrjen në Tiranë, por edhe sa i takon turizmit. Duhet të theksojmë që në këtë segment po punojmë me disa projekte të tjera si Bypass-i i Tiranës dhe segmenti Kashar–Lekaj”, tha Karakaçi.

Autostrada Tiranë–Durrës është më shumë sesa një projekt infrastrukture. Është një test për mënyrën se si komunikohen dhe realizohen investimet publike në Shqipëri. Dhe deri tani, ky test ka treguar një model që e njohim mirë: nisje me entuziazëm, premtime optimiste dhe një realitet që ecën me ritme të ngadalta.

Nga shtatori i vitit 2025, kur duhej të përfundonte, do të presim majin e vitit 2026 për vetëm 6 kilometra, ndërsa për aksin e plotë do të na duhet të jemi edhe më të duruar.

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtuesit synojnë bregdetin e Kallmit, në Durrës
Artikulli tjetër Vota e të burgosurve sjell përplasje në KQZ

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.