KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 8:52 am
48 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se problemi i sotëm i Shqipërisë është, jo inflacioni i lartë, por inflacioni i ulët, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pranoi të premten në një konferencë për shtyp atë që qytetarët dhe disa politikanë, përfshirë socialistin Erjon Braçe, e kanë vënë re gjithashtu: çmimet, veçanërisht ato të zarzavateve, kanë qenë ndjeshëm më të larta këtë dimër.

Sipas deklaratës së ministres, “që nga mesi i muajit mars, kemi parë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve”. Pranimi nga qeveria i asaj që ndjehet nga qytetarët bie disi ndesh në fakt me matjet e bëra nga Instituti i Statistikave. Të mërkurën, INSTAT publikoi të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, të cilat sugjerojnë se inflacioni për muajin mars ishte vetëm 2.6%, pra më i ulët se sa objektivi i politikës monetare për inflacion rreth 3%, ndërsa, për grupmallrat më të debatuara, pra frutat dhe zarzavatet, çmimet kanë ndryshuar në mënyrë fare të pandjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i çmimit të grupmallrave “zarzavate, zhardhokë dhe bishtajore” ishte 0.1% në shkurt dhe 0.3% në mars, pra një ndryshim që në rrjedhën normale të jetës nuk do të vërehej nga askush, as nga publiku i gjerë dhe as nga qeveria.

Sipas INSTAT, çmimet e frutave të freskëta apo të thata, jo vetëm që nuk janë rritur, por përkundrazi, kushtojnë më lirë se sa dimrin e kaluar. Çmimi i frutave në mars ra me 0.9% në krahasim me marsin e vitit 2025, sipas INSTAT. Edhe ndryshimet nga muaji në muaj nuk duken shumë dramatike. INSTAT raporton se çmimet e zarzavateve në mars ishin 2.8% më të larta se sa në shkurt, ndërsa ato të frutave 1.3% më të larta.

Lajmi i parë në këtë mes është që dukshëm ka një kontradiktë mes asaj që pranon qeveria se ka ndodhur dhe të dhënave të INSTAT, gjë që sugjeron se ose qeveria e ka gabim konkluzionin që, sipas ministres Ibrahimaj, ka ardhur pas “monitorimit të çmimeve në treg”, ose INSTAT i ka të dhënat e pasakta.

Natyrisht që logjika ta do që në fakt, në këtë rast, qeveria ka të drejtë. Dhe në këtë kontekst, pyetja është se nga se është shkaktuar ky inflacion?

Dy janë elefantët në dhomë që ka gjasa janë fajtorë: e para, rritja e pagave të shtetit nga qeveria Rama vitin e kaluar, në një masë më të madhe se sa rritja e ekonomisë. Nëse shikoni të dhënat mbi buxhetin e shtetit të publikuara nga Ministria e Financave, do të vëreni se gjatë vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma nominalë u rrit me më pak se 5 për qind. Ndërsa fondi i pagave të sektorit buxhetor u rrit me 14%. Fondi i pagave të sektorit buxhetor qe rritur me 12% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, vit kur rritja ekonomike nominale ishte 6.5%.

Rritja e pagave nuk është gjë e papëlqyeshme, por ajo duhet të mbështetet te rritja ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto është asgjë tjetër veçse shuma totale e prodhimit që puna e të gjithë punëtorëve të një vendi ka realizuar gjatë një viti. Paraja është njësia matëse e kësaj pune. Nëse puna jonë ka shënuar rritje të prodhimit në vlerë nominale me 5%, siç bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Financave, atëherë rritja e pagave nuk mund të jetë 14%. Nëse është, kjo natyrisht që shkakton inflacion. Inflacioni, pavarësisht nëse e mat apo jo INSTAT, paguhet detyrimisht nga të gjithë, përfshirë qytetarët që nuk janë të punësuar në shtet.

Shkaku i dytë i rritjes së çmimeve është padyshim fushata e blerjes së valutës së tepërt nga ana e Bankës së Shqipërisë, blerje që nisi në vitin 2024 dhe që ka tërhequr nga tregu deri tani pothuajse 2 miliardë euro.

Qeveria thotë se këto janë para të pastra, ne të tjerët kemi arsye goxha të shëndosha të besojmë se nuk janë edhe aq të pastra. Por pavarësisht nëse janë të pastra apo të pista, efekti është njësoj. Ky blog i Fondit Monetar Ndërkombëtar shpjegon se çfarë ndodh në një vend që përballet me hyrje valutore të larta. Nëse autoriteti monetar nuk ndërhyn, argumenton autorja e këtij blogu Christine Ebrahimzadeh, atëherë monedha kombëtare forcohet dhe shkakton dizavantazh konkurrues për çdo mall apo shërbim tjetër që vendi prodhon. Nëse autoriteti monetar ndëhyn, duke blerë valutën e tepërt për të mbajtur një kurs këmbimi fiks, ajo që vendit i ndodh quhet “zhvlerësim i brendshëm”.

Ebrahimzadeh shkruan: “Nëse kursi i këmbimit valutor është i fiksuar, konvertimi i valutës së huaj në monedhë vendëse do të rrisë stokun e parasë së vendit dhe presioni nga kërkesa vendëse do të shkaktojë rritje të çmimeve. Kjo do të shkaktojë një mbiçmim të kursit “real” të këmbimit, pra një njësi e monedhës së huaj do të blejë më pak mallra dhe shërbime në ekonominë vendëse nga sa blinte më parë.”

Me pak fjalë, qeveria dhe Banka e Shqipërisë duket se janë shkaktarët e inflacionit të pamatur nga INSTAT, por të pranuar si shqetësim nga qeveria.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjirokastër/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur

Rrokadë kullash në Tiranë

Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër

Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kompletohen sonte gjysmëfinalet e Champions League me Bayern-Real dhe Arsenal-Sporting
Artikulli tjetër Lisbona, qyteti më shumëngjyrësh në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Djegia e mbetjeve ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e landfillit të Bushatit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
Skandal i madh financiar në Ukrainë, goditet rrjeti
Analize Bota Fokus Korrupsion Sociale 21 Prill, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e fluturimeve të gjata nga Evropa me mbi 100 dollarë
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 21 Prill, 2026
Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit
Fokus Kryesore Politike Sociale 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.