KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lisbona, qyteti më shumëngjyrësh në botë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lisbona, qyteti më shumëngjyrësh në botë
AnalizeBotaSocialeTe Tjera

Lisbona, qyteti më shumëngjyrësh në botë

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 8:53 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Lisbona konsiderohet qyteti më shumëngjyrësh në botë, sipas një studimi të ri të realizuar nga specialistët irlandezë të sigurimeve të udhëtimit, JustCover. Analiza u bazua në imazhe të 78 destinacioneve të njohura për ngjyrat e tyre plot gjallëri.

Në një kohë kur udhëtimet dokumentohen gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, estetika dhe ndikimi vizual janë kthyer në faktorë të rëndësishëm në zgjedhjen e një destinacioni pushimi, të paktën për ata që pëlqejnë të bëjnë fotografi dhe të krijojnë përmbajtje. Sipas studimit të JustCover, më shumë se 2.6 milionë ngjyra u identifikuan në regjistrimet vizuale të Lisbonës.

Kryeqyteti portugez njihet për ndërtesat me tonalitete pastel dhe pllakat dekorative që mbulojnë lagjet historike si Alfama, si edhe për tramvajet e verdhë që lëvizin përgjatë rrugicave të ngushta.

Kuala Lumpur, në Malajzi, renditet në vendin e dytë, me një kontrast të theksuar ngjyrash mes qiellgërvishësve modernë dhe ndërtesave tradicionale, përfshirë tempuj dhe faltore të zbukuruara. Shkallët shumëngjyrëshe në Batu Caves lidhen shpesh me këtë destinacion dhe, ndonëse nuk ndodhen brenda qytetit, janë vetëm pak minuta larg me makinë.

Qyteti i Portos renditet i treti, duke forcuar praninë e Portugalisë në këtë listë. Ashtu si në Lisbonë, çatitë me ngjyrë të kuqërremtë dhe shtëpitë karakteristike shumëngjyrëshe përgjatë lumit Douro kontribuojnë në këtë vlerësim. Rrugët me kalldrëm dhe bodrumet historike të verës u japin vizitorëve një përvojë autentike të jetës portugeze dhe të ngjyrave të qytetit.

Në vendin e katërt renditet qyteti-port Cartagena, në Kolumbi, i njohur për ngjyrat e tij të larmishme. Një nga monumentet e tij është Kulla e Sahatit me ngjyrë të verdhë, që ndodhet në hyrjen kryesore të qytetit të vjetër. Përgjatë rrugëve, ndërtesat me ngjyra të ylberta dhe ballkonet e mbushura me lule shtojnë edhe më shumë ngjyra në qytet.

Rio de Janeiro, në Brazil, renditet i pesti mes qyteteve më shumëngjyrëshe, me më shumë se 2.3 milionë ngjyra unike të identifikuara në imazhet e peizazheve dhe ndërtesave të tij. Shkallët Selarón, të mbuluara me pllaka në ngjyrë të verdhë, blu dhe jeshile, janë një nga atraksionet më emblematike të qytetit, duke tërhequr miliona turistë çdo vit.

Mes 15 qyteteve më shumëngjyrëshe, në kontinentin amerikan dallohen gjithashtu Guanajuato, Havana, New Orleans, Antigua dhe New York. Kjo falë arkitekturës dhe rrugëve plot lëvizje, të mbushura me tabela dhe ndriçim neon.

Edhe Europa është mirë e përfaqësuar në renditje, me Dubrovnikun dhe Barcelonën, krahas Lisbonës dhe Portos, që zënë pozicione të rëndësishme.

 

Marrë nga Euronews.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë
Artikulli tjetër SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.