KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Migrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë bie ndjeshëm në vitin 2025

Përditësimi i fundit: 21 Prill, 2026 10:48 am
32 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, fluksi i migrimit të paligjshëm ka rënë në nivelet më të ulëta të regjistruara në një dekadë. Gjatë gjithë vitit janë identifikuar vetëm 380 raste hyrjesh të parregullta, përfshirë 255 mbërritje me varka të vogla, ndërsa pjesa tjetër janë zbuluar në porte ose brenda territorit britanik.

Autoritetet britanike e lidhin këtë rënie të fortë me marrëveshjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të nënshkruar në fund të vitit 2022, e cila përfshiu kthime të përshpejtuara të emigrantëve të paligjshëm, operacione të përbashkëta policore dhe goditje ndaj rrjeteve të trafikimit.

“Ky është një partneritet i konsoliduar, me rezultate konkrete,” tha drejtuesi i policisë së shtetit  Skënder Hita, gjatë një takim të martën me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, znj. Julia Sutherland. “Policia e Shtetit mbetet një partner i besueshëm dhe aktiv në garantimin e sigurisë, brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ai.

Statistikat tregojnë se struktura e migrimit mbetet e pandryshuar. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që migrojnë në mënyrë paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar janë meshkuj në grup moshën 18-39 vjeç, ndërsa gratë dhe të miturit përbëjnë një përqindje të vogël.

Të dhënat tregojnë se fenomeni mbeti regjistroi një rritje pas vitit 2020. Gjatë periudhës 2018–2020, autoritetet britanike regjistronin mesatarisht 200-350 raste në tremujor, që përfshinin hyrje me dokumente të paligjshme në aeroporte, porte ose persona të identifikuar brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë periudhë, mbërritjet me varka të vogla përbënin vetëm një pjesë shumë të vogël të rasteve. Situata ndryshoi ndjeshëm në vitin 2021, kur numri i shqiptarëve që përdorën rrugën detare të “Kanalit Anglez” filloi të rritet.

Në tremujorin e tretë të atij viti u regjistruan 241 shqiptarë që mbërritën me varka të vogla, ndërsa në tremujorin e katërt shifra u rrit në 551 persona, duke sinjalizuar shndërrimin e kësaj rruge në kanalin kryesor të migrimit të parregullt drejt Britanisë.

Kulmi historik u arrit në vitin 2022. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2022, autoritetet britanike identifikuan 9,044 shtetas shqiptarë që mbërritën me varka të vogla, ndërsa në tremujorin e dytë të po atij viti u regjistruan edhe 2,194 raste të tjera. Në total, gjatë vitit 2022 u identifikuan mbi 13 mijë hyrje të parregullta, duke e bërë Shqipërinë një nga kombësitë kryesore në këtë rrugë migrimi.

Pas këtij kulmi, trendi ndryshoi shpejt. Në vitin 2023, numri total i rasteve ra në vetëm 1,190 për gjithë vitin, ndërsa mbërritjet me varka të vogla u reduktuan ndjeshëm në disa dhjetëra ose qindra për tremujor.

Rënia vazhdoi edhe gjatë vitit 2024, kur autoritetet britanike regjistruan 840 raste në total gjatë gjithë vitit, një nivel shumë më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

E djathta franceze kundër Sanchez

Bota fantastike e rrëfimit progresiv

Kush janë kandidatët që synojnë karrigen e shefit të OKB-së?

“One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues

Gjirokastër/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Djegia e mbetjeve ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e landfillit të Bushatit
Artikulli tjetër Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur
Aktuale Analize Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Rrokadë kullash në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Prill, 2026
Deputetët e Melonit kërkojnë “sukses” në Gjadër
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
Djegia e mbetjeve ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e landfillit të Bushatit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.