KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministri i Financave mashtroi në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministri i Financave mashtroi në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit
AktualeFinanceKryesoreOpinionSociale

Ministri i Financave mashtroi në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 10:27 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gënjeu publikisht në Parlament duke u përpjekur të fshehë manovrën përmes së cilës u fali miliona euro taksa oligarkëve që ndërtojnë në bregdet.

I pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, se sa është vlera e të ardhurave të munguara në buxhet si pasojë e bllokimit për më shumë se dy vjet të çmimeve të reja të referencës, Malaj u përgjigj si Shvejku.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë, që ndërtuesit e paguajnë bazuar në preventivin e investimit që do bëjnë, jo bazuar në çmimin e referencës. Pra, e thënë ndryshe, ne nuk po avantazhojmë askënd. Ajo që po ndodh është që ne po zbatojmë kuadrin ligjor,” tha Malaj.

Ky në foton më poshtë është neni përkatës i ligjit të taksave vendore, që saktëson se mbi ç’bazë paguhet taksa e ndikimit në infrastrukturë.

“Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 për qind deri në 8 për qind të çmimit të shitjes për metër katror. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerra me akt të Këshillit të Ministrave,” thuhet në nenin përkatës të ligjit.

Meqë ministri i Financave mund të ketë probleme me kuptimin e ligjeve, ka dhe një sqarim më të thjeshtë nga Bashkia e Tiranës.

Pra taksa e ndikimit në infrastrukturë, është 8 për qind e çmimeve referencë që përcakton qeveria dhe jo 8 për qind e preventivit të investimit siç mashtron publikisht ministri i Financave.

Kjo nuk është një përgjigje pa zarar, por një gënjeshtër e cila fsheh miliona euro taksa të falura për oligarkët e ndërtimit, përmes një skeme mafioze, që Kapitali e denoncoi dy muaj më parë.

Por ministri i Financave vazhdon të mashtrojë publikisht. E vetmja dilemë tani është kjo; Shqipëria ka një ministër financash të paditur, që nuk njeh ligjet e taksave apo një ministër financash që gënjen si shërbëtor i oligarkëve? Në çdo rast, ky është një problem i madh.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet për finalen e Botërorit arrijnë në nivele ekstreme
Artikulli tjetër Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.