KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 11:10 am
35 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bashkia Himarë pritet të zhvillojë edhe këtë vit aktivitetet për çeljen e sezonit veror, duke vënë në dispozicion të tyre një fond total prej 16,666,667 lekë pa TVSH, të ndarë në dy procedura prokurimi.

Tenderi i parë ka si objekt “Organizim i aktivitetit të çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 9,800,000 lekë, ndërsa i dyti “Shërbime mbështetëse për aktivitetin e çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 6,866,667 lekë.

Skyweb.al ka raportuar edhe më herët mbi këtë aktivitet, duke theksuar se një vit më parë organizimi i tij iu dha disa prodhuesve të patateve nga Pogradeci, të cilët përfituan rreth 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Himarës.

Ndërkohë, sipas dokumenteve që ka konsultuar skyweb.al, këtë vit të dyja procedurat janë fituar nga kompania “ASLV” shpk, e cila rezulton të ketë qenë ofertuesja e vetme në të dy tenderët, duke ngritur një tjetër “flamur të kuq” për mënyrën se si po zhvillohen procedurat nga Bashkia Himarë.

Kompania në fjalë ka fituar tenderin e parë me një ofertë prej 9,527,000 lekë, ose rreth 97.2% të fondit limit, ndërsa tenderin e dytë me një ofertë prej 6,433,000 lekë, ose rreth 93.7% të fondit limit.

Në të dy rastet mungon konkurrenca, pasi “ASLV” ka qenë i vetmi ofertues. Megjithatë, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore në prokurimet publike, Bashkia Himarë ka vijuar procedurat dhe e ka shpallur kompaninë fituese edhe në mungesë të garës.

Në total, kompania pritet të përfitojë mbi 200 mijë euro me TVSH për organizimin e aktiviteteve të çeljes së sezonit veror.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur Bashkia Himarë ka rritur ndjeshëm shpenzimet për aktivitete dhe promovime. Vetëm pak kohë më parë, u shpenzuan rreth 35 mijë euro për një spektakël 10-minutësh me dronë, ndërsa është shpallur edhe një tjetër procedurë me vlerë rreth 650 mijë euro për organizimin e aktiviteteve kulturore gjatë gjithë vitit.

Një element që shton dyshimet mbi këtë procedurë është edhe tërheqja e papritur e kompanisë “Think Advertising” nga ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik. Kjo kompani kishte kundërshtuar në mënyrë të detajuar kriteret teknike të vendosura nga Bashkia Himarë, duke kërkuar ndryshimin e tyre dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Çështja kishte kaluar në fazë shqyrtimi, por më pas kompania u tërhoq pa një argumentim teknik të qartë, duke u justifikuar me angazhime të tjera pune.

Ky arsyetim, i përgjithshëm dhe pa lidhje me pretendimet e ngritura, ka shtuar dyshimet mbi atë që ndodh pas kuintave të kësaj procedure.

Pas tërheqjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik e mbylli çështjen pa hyrë në shqyrtim, duke i hapur rrugë Bashkisë Himarë të vijojë procedurën dhe të shpallë fituesin.

Në këtë kontekst, vëmendja zhvendoset pikërisht te kompania fituese. “ASLV” shpk është një subjekt që operon në fushën e shërbimeve teknike dhe audiovizuale, por që rezulton gjithashtu në fokus të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Kompania është përfshirë në hetimet e SPAK për shkak të transfertave të dyshimta financiare dhe marrëdhënieve tregtare me kompaninë “Gogel”, në pronësi të tërthortë të Arbër Veliajt, në kuadër të hetimeve që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimet kanë evidentuar se “ASLV” dhe një tjetër kompani, “Kuadr.com”, kanë përfituar në vite fonde publike të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë për organizimin e eventeve, ndërsa janë konstatuar marrëdhënie të vazhdueshme tregtare me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt.

Në këtë kuadër, SPAK ka kryer kontrolle në ambientet e kompanisë “ASLV” dhe ndaj administratorit të saj, duke kërkuar prova dokumentare dhe elektronike që lidhen me këtë aktivitet.

Fakti që një kompani nën hetim për qarkullim fondesh dhe marrëdhënie të dyshimta financiare rezulton fituese e dy tenderëve publikë në Himarë, pa garë dhe me oferta pranë fondit limit, shton pikëpyetjet mbi mënyrën se si shpërndahen fondet publike , mbi standardet e transparencës në këto procedura si edhe nxit dyshimet nëse kryebashkiaku Tavo është vënë në shërbim të grupit që po hetohet nga SPAK.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH-së
Artikulli tjetër Të indeksuarit!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH-së
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.