KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025-ën, mungesa e punonjësve të aftë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025-ën, mungesa e punonjësve të aftë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025-ën, mungesa e punonjësve të aftë

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2026 8:43 am
20 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pengesa kryesore që po frenon aktivitetin e biznesit është mungesa akute e fuqisë punëtore me aftësi, sipas gjetjeve të fundit nga Anketa e Ndërmarrjeve nga Banka Botërore në 2025.

Sipas raportit, ky fenomen prek të gjitha kategoritë e bizneseve, por është më shqetësues te ndërmarrjet e mëdha, ku pothuajse gjysma e tyre e identifikojnë si barrierën kryesore.
Rezultatet tregojnë se për bizneset e vogla, që operojnë me një numër të reduktuar punonjësish (5 deri në 19 vetë), vështirësia për të gjetur staf të kualifikuar prek rreth një të tretën e tyre. Megjithatë, kjo krizë bëhet akoma më akute për korporatat e mëdha, ku pothuajse një në dy biznese (47%) e identifikon mungesën e aftësive si faktorin kryesor që pengon zgjerimin e tyre. Ky trend tregon se, ndërkohë që kërkesat teknike të industrisë rriten, oferta nga sistemi arsimor nuk po mban dot të njëjtin ritëm.

Në vitin 2019 bizneset shqiptare e renditnin nivelin e taksave si pengesën e tyre më të madhe. Sipërmarrësit ankoheshin se barra fiskale ishte e lartë dhe pengonte ri-investimin e fitimeve.

Në anketën e vitit 2025 shqetësimi i dytë më i madh i bizneseve ishte informaliteti. Rreth 26% e bizneseve të vogla dhe 27 % ato të mëdha  e konsiderojnë sfidë informalitetin, i cili krijon një mjedis të pabarabartë loje, ku bizneset që zgjedhin të jenë transparente përballen me një konkurrencë të egër nga ato që operojnë jashtë rregullave.

Shqetësimi i tretë më i rëndësishëm është barra e lartë taksave.  Ndërkohë, bizneset e mesme dhe ato të mëdha duken më pak të shqetësuara nga vlera monetare e taksës dhe më shumë nga burokracia e rregulloreve të punës. Kjo tregon se për ndërmarrjet me mbi 100 punonjës, pengesa nuk është vetëm kostoja financiare, por ngurtësia e ligjeve dhe procedurave që vështirësojnë menaxhimin e burimeve njerëzore në një treg që kërkon fleksibilitet.

Në mesin çështjeve shqetësuese vjen energjia me 7%, e ndjekur nga rregulloret tatimore me 5%. Aksesi në financa, korrupsioni dhe rregulloret doganore dhe tregtare ndajnë të njëjtin nivel shqetësimi prej 3%. Kjo sugjeron se për bizneset shqiptare, burokracia kufitare apo vështirësitë për kredi nuk janë pengesa kritike në krahasim me rajonin, ku për shembull aksesi në financim është tre herë më problematike.

Në fund të listës së shqetësimeve për biznesin renditen paqëndrueshmëria politike dhe transporti. Destabiliteti politik paraqitet si një faktor minimal me vetëm 2%, me një kontrast të fortë me mesataren rajonale ku ky faktor është rreth pesë herë më i lartë. Teksa transporti konsiderohet pengesa më pak e rëndësishme për mjedisin e biznesit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale
Artikulli tjetër 95% e Evropës përjetoi temperatura mbi mesataren në 2025-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.